Udhëzim për plotësimin e Formularit 1450
Udhëzim për plotësimin e Formularit 1450
Pjesën e parë të formularit e plotëson drejtori (rubrikat 1 deri në 9 përveç rubrikës 3); pjesën e dytë e plotëson banka (rubrikat 10 deri 15). Nëse pagesa jashtë vendit bëhet me porosi të personit fizik vendas ose jorezident, formularin 1450 e plotëson tërësisht banka.
Në rubrikat e këtij formulari shënohen këto të dhëna:
- Emri, adresa, numri i llogarisë rrjedhëse / IBAN dhe numri i amzës i dhënësit të urdhrit (urdhërdhënësi). Shënohet numri i llogarisë rrjedhëse / IBAN i urdhërdhënësit në bankë. Nëse urdhërdhënësi është person fizik vendas, banka shënon kodin për personat fizikë vendas - 1000000. Nëse urdhërdhënësi është jorezident, banka vendos kodin për person të huaj 9000XXX (XXX - shteti i jorezidentit nga numëratori i shteteve, që është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi). Nëse urdhërdhënësi është veprimtar i pavarur që nuk kryen pagesë si person fizik, shënohet numri i tij i amzës nga regjistri i biznesit;
- Emri, adresa dhe numri i amzës i bankës që bën pagesën. Në fushën në të djathtë, nën numrin 70, shënohet etiketa njëshifrore e instrumentit të pagesës nga numëratori i instrumenteve të pagesës;
- Numri sipas të cilit është regjistruar urdhri në regjistrin e bankës;
- Emri, adresa dhe numri i llogarisë/IBAN i jorezidentit në favor të të cilit duhet të bëhet pagesa dhe në fushën e hijezuar shënohet kodi i shtetit të jorezidentit nga numëratori i shteteve, pavarësisht shtetit nëpërmjet të cilit bëhet pagesa, ose kodin e organizatës ndërkombëtare;
- Emri dhe adresa e bankës së jorezidentit; në fushën e parë të hijezuar shënohet kodi i shtetit nga numëratori i shteteve, ndërsa në fushën e dytë të hijezuar, etiketa SWIFT i bankës. Adresa e bankës së jorezidentit plotësohet vetëm në rast se banka nuk ka etiketë SWIFT;
- Në fushën e parë dhe të dytë të hijezuar: kodi dhe emri i shkurtuar i valutës nga numëratori I valutave; në fushën e tretë të hijezuar: shuma në valutë që duhet paguar, me dy shifra dhjetore dhe në fushën e katërt të hijezuar: data kur është bërë pagesa nga llogaria e bankës jashtë vendit, pra nga llogaria e jorezidentit në bankë. Datën e plotëson klienti, nëse dëshiron që pagesa të bëhet në një datë të caktuar, në të kundërt, këtë fushë e plotëson banka;
- Gjatë plotësimit të kësaj rubrike, urdhërdhënësi niset nga detyrimi total që paguan. Në rubrikën e parë shënohet kodi i bazës nga numëratori i bazave; në rubrikën e dytë - numri i dokumentit (fletëparaqitja për kredi, leja nga Banka Popullore etj.); në të tretën - përshkrimi i transaksionit në bazë të të cilit doli detyrimi i huaj dhe në rubrikën e katërt - shuma e detyrimit në valutë. Nëse urdhërdhënësi paguan një detyrim për disa baza, ai saktëson veçmas të gjitha bazat për të cilat doli detyrimi (për shembull: interesi dhe kryegjëja; mallrat dhe shërbimet). Nëse pagesa është më e vogël se detyrimi, shënohet shuma totale e detyrimit dhe shuma me të cilën zvogëlohet ai detyrim (shembull: vlera e faturës së dokumentit doganor dhe leja e marrë nga jorezidenti me të cilin është paguar detyrimi). Shuma e detyrimit të zvogëluar shënohet me parashenjë negative. Shuma totale e pagesës duhet të jetë identike me shumën në valutë nga rubrika 7 - Nëse urdhërdhënësi nuk plotëson kolonën "kodi i bazës", banka bën kodimin në përputhje me përshkrimin e transaksionit.
- Shënohet se kujt do t’i ngarkohen shpenzimet e bankave për të bërë pagesën;
- Vendi, data dhe vleftësimi nga urdhërdhënësi;
- Shënohet vendi dhe data kur banka e ka pranuar urdhërpagesën, si dhe vleftësimin nga banka;
- Të dhëna për regjistrimin e detyrës së dhënë bankës;
- Të dhëna për regjistrimin e miratimit të bankës;
- Në këtë rubrikë, banka shënon të dhënat për llogarinë (llogaritë) nga e cila sigurohen mjetet për mbulimin e pagesës jashtë vendit (p.sh.: mbulesë nga llogaria 7000, 7001, 7053, 702, 80, 50, 51, 52…);
- Vërejtje, vendi dhe data e përpunimit të pagesës dhe vleftësimi nga banka.