Strategjik i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2025-2027 është përcaktuar nën moton “Bankë qendrore që kontribuon në ndërtimin e ekonomisë stabile, të qëndrueshme dhe të gjelbër”, me çka njëkohësisht përcaktohen edhe fushat kryesore për të cilat do të punohet me përkushtim në tre vitet e ardhshme. 

Plani Strategjik i Bankës Popullore të Republikën e Maqedonisë së Veriut përcaktohet në bazë të vizionit, misionit dhe vlerave organizative të Bankës Popullore, në varësi të mjedisit makroekonomik dhe sfidave kryesore. Plani strategjik është bazë për përgatitjen e Programit të punës, me të cilat përcaktohen programet vjetore për realizimin e funksioneve ligjore dhe prioriteteve strategjike.

Vizioni

Vizioni i Bankës Popullore është që të njihet si institucion i pavarur, i përgjegjshëm, profesional, inovativ dhe transparent, e cila me integritetin dhe besueshmërinë e saj inkurajon dhe ndërton besimin e publikut.


Misioni

Banka Popullore nëpërmjet kompetencave dhe aktiviteteve të saj e përforcon stabilitetin financiar dhe të çmimeve, kontribuon në rritjen ekonomike të brendshme dhe përparimin ekonomik të të gjithë qytetarëve.

 

Vlerat

Banka Popullore u përmbahet parimeve dhe vlerave bazë në të cilat bazohet puna e saj, përkatësisht përkushtimi ndaj cilësisë, integritetit, besnikërisë, transparencës, udhëheqësisë, inovacionit, fleksibilitetit, profesionalizmit dhe nxitjes së  ndjenjës së fortë të shpirtit ekipor. Respektimi i këtyre vlerave garanton ruajtjen e standardeve më të larta të përsosmërisë dhe llogaridhënies në të gjitha aspektet e punës sonë, duke përmbushur kështu misionin tonë për t'i shërbyer publikut me zell dhe përkushtim.

Gjatë hartimit të Planit Strategjik është marrë parasysh mjedisi dinamik, sfidat dhe mundësitë e reja nga trendet e skenës globale. Krahas kompetencave tradicionale në fushën e zbatimit të politikës monetare, stabilitetit të sistemit bankar, menaxhimit të rezervave valutore, hulumtimeve dhe statistikave ekonomike, efikasitetit të sistemit të pagesave dhe menaxhimit të parave të gatshme, theks i veçantë i vendoset ballafaqimit me tendencat që po zhvillohen dhe që do t'i formësojnë këto funksione ligjore në vitet në vijim. Për këtë arsye, në mënyrë proaktive janë përcaktuar pesë fusha strategjike. E gjithë kjo për të mundësuar kontribut në rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të ekonomisë maqedonase, duke mbështetur tranzicionin e saj të gjelbër dhe digjital.

Realizimi i vizionit dhe misionit të tij në kuadër të mandatit dhe kompetencave të tij në periudhën e ardhshme trevjeçare do të drejtohet përmes fushave strategjike të mëposhtme: