Normat e ponderuara të interesit të bankave dhe kursimoreve, norma të interesit totale dhe të reja dhe aktive dhe pasive të BPRMV-së.


Statistika e normave të interesit përfshin të dhëna për normat e ponderuara të interesit të bankave dhe kursimoreve për totalin e kredive dhe depozitave, kredive dhe depozitave të reja, kreditë e reja me garanci, kreditë e reja me afat të gjatë, si dhe depozitatat njëditore, kreditë e ripërtëritshme, bilancet negative të llogarive rrjedhëse dhe kreditë në bazë të kartelave kreditore. Gjithashtu, janë publikuar edhe seritë kohore për totalin e kredive dhe depozitave, si dhe për kreditë dhe depozitat e reja.

Normat e ponderuara të interesit që i referohen totalit të kredive dhe depozitave, ndahen sipas këtyre kritereve: klasifikimi sipas sektorit, qëllimi i kredive të amvisërive, afati origjinal i maturimit dhe valuta.

Normat e ponderuara të interesit të cilat i referohen aktiviteteve të reja për kreditë e dhëna dhe depozitat e pranuara, janë të ndara sipas kritereve të mëposhtme: klasifikim sipas sektorit, qëllimi i kredive  të amvisërive, shuma e kredisë së dhënë për institucionet jofinanciare, periudha fillestare e fiksimit të normës së interesit te kreditë, afati origjinal i maturimit të depozitave dhe valuta. Aktivitetet e reja i përfshijnë të gjitha marrëveshjet e lidhura në muajin e publikuar.


Arritjet e fundit:

Në mars 2025, norma mesatare e interesit të totalit të kredive është ulur në nivel vjetor për 0,35 p.p. dhe shënon 5,15%. Norma mesatare e interesit të totalit të depozitave shënon 2,18% dhe në nivel vjetor është rritur për 0,38 p.p.

        Norma mesatare e interesit të kredive të reja , në mars, shënon 4,26% dhe shënon rënie vjetore prej 0,72 p.p. Norma mesatare e interesit të depozitave të reja është ulur në bazë vjetore për 0,22 p.p. dhe është 2,24%. Lexo më shumë ...     
              















Arkivi i statistikës së normave të interesit


Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 116 (ose 110/108)