Llogaritë financiare i referohen gjendjeve të mjeteve dhe detyrimeve financiare sipas instrumenteve dhe nëninstrumenteve financiare për çdo sektor dhe nënsektor institucional të ekonomisë kombëtare, si dhe të sektorit të huaj. Llogaritë financiare hartohen në bazë të pakonsoliduar dhe të konsoliduar. Gjendjet e paraqesin vlerën e raporteve të zotëruara financiare dhe të detyrimeve të papaguara, në fund të vitit raportues. Diferenca mes tyre e paraqet “vlerën financiare neto” të sektorit/nënsektorit përkatës, pra ekonomisë totale. Me fjalë tjera, vlera financiare neto (VFN) është e barabartë me diferencën ndërmjet totalit të fondeve financiare dhe totalit të detyrimeve financiare të ekonomisë/sektorit individual. Nëse ekonomia/sektori kombëtar ka tepricë të fondeve financiare, atëherë VFN-ja ësht pozitive, pra ekonomia/sektori është “kreditor neto”. Nëse ekonimia/sektori kombëtar ka mungesë të fondeve financiare, atëherë VFN-ja është negative, pra ekonomia/sektori janë “debitorë neto”.
Të dhënat janë të paraqitura në valutë vendase (në milionë denarë).



Arritjet në llogaritë financiare


Vlera totale financiare neto (VFN) e ekonomisë kombëtare është negative dhe në fund të tremujorit të katërt të vitit 2024 është 618,6 miliardë denarë, ose 65,2% nga PBB-ja, që paraqet thellim prej 3,9 p.p. në raport me tremujorin paraprak. Në raport me fundin e vitit paraprak, VFN-ja negative është thelluar për 5,9 p.p., si rezultat i përkeqësimit të pozicionit të shoqërive financiare, shoqërive jofinanciare dhe shtetit, në kushtet e përmirësimit të pozicionit neto të amvisërive.

Nga aspekti sektorial, amvisëritë dhe sektori “i huaj” janë kreditorë neto dhe i financojnë sektoret tjera në ekonominë kombëtare (shoqëritë jofinanciare dhe shtetin), të cilat janë debitorë neto. Njëkohësisht, sektori financiar ka pozicion financiar neto pothuajse të balancuar.  Lexo më shumë...   

  




Burimi: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut







Arkivi i llogarive financiare vjetore 


Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 144 (ose 110/108)