Çfarë është stabiliteti financiar dhe si ruhet ai?
Ме stabilitet financiar nënkuptohet gjendja në të cilën të gjitha segmentet e sistemit financiar funksionojnë pa çrregullime dhe kanë kapacitetin për të përballuar goditjet e mundshme të papritura që mund të vijnë nga mjedisi i jashtëm ose nga vetë sistemi financiar. Stabiliteti financiar nënkupton që sistemi financiar është i shëndetshëm dhe stabil në të gjitha segmentet e tij, se është i aftë dhe në mënyrë të sigurt dhe efikase t'i kryejë pagesat dhe të sigurojë ndërmjetësim financiar të pandërprerë me sektorin jofinanciar, në ndërkohë ka qasje prudente në vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve dhe gatishmëri të mirë për të përballuar goditjet.
Arritja dhe ruajtja e stabilitetit financiar realizohet nëpërmjet zbatimit të politikës makroprudenciale.
Me termin politikë makroprudenciale zakonisht nënkuptohet grup aktivitetesh me të cilat veprohet në reduktimin dhe parandalimin e rreziqeve sistemike dhe forcimin e rezistencës së sistemit ndaj goditjeve, të cilat janë parakushte kryesore për ruajtjen e stabilitetit financiar. Është specifike për politikën makroprudenciale që ka qasje makro ose sistematike, gjegjësisht ka për qëllim sektorin financiar në tërësi ose në pjesët e tij të rëndësishme. Kjo e dallon nga politikat mbikëqyrëse dhe rregullatore, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së institucioneve financiare individuale dhe për këtë arsye njihen ende si politika mikroprudenciale.
Përveç fushëveprimit sistematik, një tjetër veçori e rëndësishme e politikës makroprudenciale është prudenca në veprim. Politika makroprudenciale ka qasje proaktive, gjegjësisht ka për qëllim identifikimin dhe parandalimin e hershëm të rreziqeve të mundshme. Kjo arrihet me promovimin e praktikave të mira të menaxhimit të rreziqeve dhe duke ndërmarrë masa në kohë që do të parandalojnë grumbullimin e tyre në bilancet e institucioneve financiare dhe bartjen nga një segment në sistem tjetër financiar. Me masat e politikës makroprudenciale kryesisht synohet të parandalimi i rreziqeve të rriten në rreziqe sistematike dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë funksionimin e gjithë sistemit financiar. Për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe reduktimin e rreziqeve sistematike, politika makroprudenciale synon edhe në forcimin e rezistencës së sistemit financiar ndaj goditjeve, që nënkupton forcimin e kapaciteteve për të absorbuar goditjet dhe për të tejkaluar më lehtë situatat e krizës.
Rreziqet sistematike mund të dalin si pasojë e goditjeve të forta makroekonomike që vijnë nga mjedisi dhe mund të ndikojnë në punën dhe aktivitetet e institucioneve financiare. Burimi i rrezikut sistematik mund të jetë edhe vetë sistemi financiar, në rast të menaxhimit joprudent të rreziqeve që do të çonte në grumbullimin e disbalansave në bilanset e institucioneve financiare. Rritja e tepruar e kredisë, borxhi i lartë dhe mospërputhjet e maturitetit në bilancet, janë disa nga shembujt e burimeve të rrezikut sistematik që rrjedhin nga puna e institucioneve financiare. Lidhja ndërsektoriale ndërmjet institucioneve në sistemin financiar, është gjithashtu burim i rëndësishëm i rrezikut sistematik, për shkak të rrezikut nga infektimet dhe bartjet e goditjeve nga njëri segment në tjetrin.
Rreziqet sistematike, nëse realizohen, mund të kërcënojnë funksionimin normal të sistemit financiar dhe të dëmtojnë aftësinë për të ofruar shërbime financiare, madje deri në atë pikë që ndjeshëm do të përkeqësonte perspektivat ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të ekonomive.
Për këtë arsye është e rëndësishme politika makroprudenciale, në bazën e së cilës është ruajtja e stabilitetit financiar. Kur sistemi financiar është i shëndetshëm dhe stabil, ai është në pozicion më të mirë për të përballuar goditjet dhe për të parandaluar ato të barten në kriza financiare dhe ekonomike.
Krahas politikës makroprudenciale, stabiliteti financiar është nën ndikim driekt ose indirekt, dhe të politikave të tjera, siç janë politika mikroprudenciale, politika monetare dhe fiskale. Meqenëse secila prej këtyre politikave ndikon në arritjet financiare dhe reale dhe mbi sistemin financiar në tërësi, është e rëndësishme që të ketë koordinim të politikave.