I    II    III    IV    


RENDI I DITËS
nga mbledhja II, e mbajtur më 27 shkurt 2025 

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e 1 e Këshillit të Bankës Popullore të vitit 2025;
  2. Vendim për përcaktimin e rezultatit financiar dhe fitimit për shpërndarjen të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  3. Vendim për miratimin e Llogarisë vjetore dhe Raporteve financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024;   
  4. Raporti i auditorit të pavarur për auditimin e kryer të raporteve financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut  për vitin 2024;
  5. Raport për realizimin e Planit financiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024;
  6. Raport për realizimin e Planit vjetor për investime në mjete fikse të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024;
  7. Raport për menaxhimin dhe investimin e rezervave valutore në tremujorin e katërt të vitit 2024;  
  8. Raporti vjetor për menaxhimin e rreziqeve ndaj të cilave është e ekspozuar Banka Popullore në fushën e parandalimit të larjes së parave dhe/ose financimit të terrorizmit për vitin 2024;
  9. Raport vjetor për pajtueshmërinë e Bankës Popullore;
  10. Vendim për plotësimin e Vendimit të metodologjisë së identifikimit të bankave me rëndësi sistematike;
  11. Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për funksionimin e Këshillit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  12. Informacion për zhvillimet e fundit lidhur me procedurën e falimentimit të Beton ShA Shkup, në falimentim dhe kontest gjyqësor me Beton ShA Shkup, në falimentim, në periudhën 21 janar 2025 –-- shkurt 2025;
  13. Treguesit e fundit makroekonomik - pasqyrë e gjendjes aktuale, shkurt 2025;
  14. Raport për realizimin e Planit vjetor të prokurimeve publike në vitin 2024 në Bankën Popullore për periudhën janar - dhjetor 2024;
  15. Informacion lidhur me njoftimin nga KIBS ShA Shkup për zhvillimin e sistemit për pagesa të menjëhershme dhe propozim përgjigje deri te KIBS ShA Shkup;  
  16. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e pikave të vendeve të punës të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  17. Të ndryshme. 

Guvernatore dhe Kryesuese e Këshillit
të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut
д-р Анита Ангеловска-Бежоска







RENDI I DITËS
nga mbledhja IV, e mbajtur më 17 prill 2025

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e 3-të e Këshillit të Bankës Popullore të vitit 2025;
  2. Raport vjetor i Bankës Popullore për vitin 2024;
  3. Raport për revizionin e pavarur, për konsistencën e të dhënave financiare të publikuara në Raportin vjetor për punën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me gjendjen në dhe për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2024, me të dhënat e publikuara në llogarinë vjetore dhe raporteve të rishikuara financiare me gjendjen në dhe për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2024; 
  4. Program i veprimtarisë hulumtuese për periudhën 2026-2028;
  5. Letër deri te udhëheqësia për gjetjet nga auditimi për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2024;
  6. Raportet për rreziqet në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024;
  7. Politikat themelore për ndryshimin e Politikave themelore për kontabilitet dhe raportim financiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  8. Vendim për Metodologjinë e sigurisë së sistemit infromativ të bankës;
  9. Vendim për mënyrën e kryerjes së transaksioneve të pagesave jashtë vendit;
  10. Vendim për kryerjen e transaksioneve të pagesave;
  11. Informacion për zhvillimet e fundit lidhur me procedurën e falimentimit të Beton Sh.A. Shkup, në falimentim dhe kontest gjyqësor me Beton Sh.A. Shkup, në falimentim, në periudhën 18 shkurt 2025 deri më 8 prill 2025;
  12. Vendim për mënyrën, formën dhe afatet e dorëzimit të raporteve për transaksionet e kryera kreditore;
  13. Vendim për pozicionet nga të cilat përbëhet kapitali fillestar dhe mjetet vetanake të institucionit pagesor dhe institucionit të parave elektronike,metodat për llogaritjen e vlerës së mjeteve vetanake, si dhe llojin, përmbajtjen dhe mënyrën e paraqitjes së raporteve për mjetet vetanake;
  14. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për metodologjinë e llogaritjes së shumës së tarifës vjetore për mbikëqyrjen e bankave dhe kursimoreve, si dhe për mënyrën e arkëtimit të saj;
  15. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për mënyrën e raportimit të shërbimeve në bazë të instrumenteve pagesore të cilat mund të përdoren vetëm në mënyrë të kufizuar dhe për transaksionet pagesore të kryera nëpërmjet operatorit të rrjeteve të komunikimeve elektronike ose ofrues të shërbimeve të komunikimit elektronik, si dhe për kriteret për vlerësimin e plotësimit të kushteve;   
  16. Vendim për ndryshim dhe plotësimin e Vendimit për mënyrën dhe kushtet nën të cilat rezidentët që nuk janë banka të autorizuara, mund të hapin dhe të kenë llogari jashtë vendit;
  17. Vendim për dhënien e patundshmërisë në Koçan, Shtip dhe Kumanovë në shfrytëzim të përkohshëm Drejtorisë së të hyrave publike, pa kompensim;
  18. Politika për menaxhimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe zbatimin e masave kufizuese; 
  19. Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  20. Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e punës dhe detyrave dhe klasifikimin e vendeve të punës të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  21. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e pikëve për vendet e punës në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  22. Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e kompensimit;
  23. Analiza dhe plani për aktivizimin e lokacionit rezervë për mbarëvajtjen e procesit “Furnizimi i bankave dhe qendrave të parasë së gatshme me kartëmonedha dhe monedha”, në kushtet e skenarëve të krizës që do të rezultonte me mungesë të thesarit qendror të Bankës Popullore;
  24. Informacion mbi gjendjen e pasurive të paluajtshme të Bankës Popullore për vitin 2024. 

Guvernatore dhe Kryesuese e Këshillit 
të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 
д-р Анита Ангеловска-Бежоска