Kredi njëditore
Funksioni kryesor i kredisë njëditore është tejkalimi i problemeve të likuiditetit tek bankat e caktuara me çka kontribuohet në stabilizimin e tregjeve likuide të parasë dhe luhatjeve të normave afatshkurtëra të interesit. Kredia miratohet me maturim njëditor. Norma e interesit te njëditore paraqet kufirin e lartë të normave afatshkurtëra të interesit të tregut të parasë dhe definohet me shtimin e 0.50 p.p mbi normën e realizuar të interesit të ankandeve të bonove të thesarit. Kredia është në dispozicion të bankave çdo ditë pune dhe miratohet me kërkesën e tyre, në formë të transaksioneve repo. Kredia njëditore miratohet në bazë të Kontratës së përgjithshme repo, ndërsa si siguri përdoren letra me vlerë në bazë të Listës së letrave me vlerë për implementimin e operacioneve monetare.
Vendimi për kredi njëditore
Norma e interesit të kredisë njëditore – të dhëna historike