U dëshirojmë mirëseardhje studentëve!

Studentët që vijojnë studimet në ciklin e parë të studimeve ose në studimet postdiplomatike në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj, mund të parashtrojnë kërkesë për kryerjen e punëve praktike në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave informatike, dhe fushë tjerë që janë në domenin e punës së njësive organizative në Bankën Popullore.

Kohëzgjatja e punës praktike është një muaj gjatë periudhës së verës, në qershor, korrik ose gusht të vitit 2025.

Studentët e interesuar, jo më vonë se 15 maj 2025, duhet të dorëzojnë:

-       Formularin “Fletëparaqitje për kryerjen e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriu” i cili mund të shkarkohet në vijim: (shkarko)

Me fletëparaqitjen është e nevojshme të dorëzohet:

-       Referencë/Vërtetim nga institucioni arsimor i lartë për kryerjen e punës praktike;

-       Letër motivimi (shpjegim i shkurtër rreth fushës së operimit të Bankës Popullore për të cilën jeni të interesuar).

Fletëparaqitja, e plotësuar nga personi i autorizuar nga Universiteti dhe nga studenti, e vërtetuar me vulën e Universitetit dhe me nënshkrimin e personit të autorizuar, si dhe me nënshkrimin e studentit, dorëzohet në në Arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose përmes postës me shënimin “PËR PUNË PRAKTIKE”;

Dokumentet e lartëpërmendura duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
bul. “Kuzman Josifovski Pitu” nr.1,
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut

Shënim: Aplikacionet të cilat do të dorëzohet pas afatit të lartëpërmendur, nuk do të merren parasysh.

*Studentët që do të kryejnë punë praktike në Bankën Popullore do të njoftohen jo më vonë se 23 maj 2025. 


Ju faleminderit për interesin dhe bashkëpunimin!