Pozicionimi i politikës makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mandati dhe kompetencat për zbatimin e politikës makroprudenciale janë të rregulluara me Ligjin për Stabilitet Financiar, i cili ka hyrë në fuqi më 9 gusht 2022. Me këtë Ligj formohet Komiteti për Stabilitet Financiar, si organ ndërinstitucional përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të politikës makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për koordinimin e aktiviteteve në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve sistematike në segmentet individuale të sistemit financiar, me ndërmarrjen e masave makroprudenciale dhe në përgatitjen dhe menaxhimin e krizës financiare. Qëllimi i Komitetit është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.
Për arritjen e qëllimit të tij, Komiteti i realizon detyrat në vijim:
- E mbikëqyr Strategjinë për zbatimin e politikës makroprudenciale dhe kujdeset për zbatimin e saj;
- Mbikëqyr dhe vlerëson situatat në sistemin financiar;
- Jep indikacione dhe shqipton rekomandime me qëllim parandalimin ose reduktimin e rreziqeve sistematike dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe monitoron zbatimin e tyre;
- Shqyrton masat makroprudenciale të marra nga autoritetet individuale kompetente dhe vlerëson efektet e këtyre masave;
- Jep udhëzime për punën e nënkomiteteve dhe shqyrton analizat, informacionet, propozimet dhe procesverbalet e marra nga nënkomitetet;
- Vlerëson nevojën për përmirësimin e rregullave ligjore dhe nënligjore përkatëse;
- Vlerëson gatishmërinë e autoriteteve kompetente dhe Fondit të Sigurimit të Depozitave për t'u përballur me krizën financiare;
- Koordinon bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente në kushtet kur nuk ka krizë financiare;
- Koordinon bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente dhe Fondit të Sigurimit të Depozitave në kushtet e krizës financiare të mundshme ose të shkaktuar me qëllim të menaxhimit të duhur të krizës financiare;
- Bashkëpunon me organet ose trupat përkatës kompetenetë jashtë vendit për zhvillimin e politikave makroprudenciale dhe me organizatat financiare ndërkombëtare dhe
- Realizon punë të tjera për arritjen e qëllimit dhe kryerjen e detyrave në pajtim me ligjin.
Anëtarë të Komitetit janë përfaqësues nga të gjithë rregullatorët e sistemit financiar, përkatësisht: guvernatori i Bankës Popullore, ministri i Financave, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO), kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), pesë përfaqësues të Bankës Popullore të emëruar nga guvernatori dhe tre përfaqësues nga Ministria të emëruar nga ministri i Financave. Nëse ka nevojë, në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave ose persona të tjerë që janë ekspertë të fushës që është lëndë diskutimi në mbledhje. Me Komitetin kryesohet guvernatori i Bankës Popullore dhe në kushtet e krizës financiare mund të kryesojë edhe ministri i Financave nëse vendos guvernatori dhe ministri. Komiteti mblidhet së paku dy herë në vit dhe punon në mbledhje, të cilat nuk janë publike. Anëtarë të Komitetit me të drejtë vote janë guvernatori, ministri i Financave, kryetari i KLV-së, kryetari i Këshillit të ekspertëve të ASO-së dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it. Komiteti vendos me shumicën e votave të anëtarëve me të drejtë vote dhe nxjerr konkluzionet dhe jep indikacione dhe rekomandime me shkrim. Në mbledhjet të cilat mbahen në kushtet e krizës (të mundshme) financiare, vendimet miratohen me konsensus të guvernatorit dhe ministrit.
Në kuadër të Komitetit funksionojnë dy nënkomitete si trupa ndihmuese për të mbështetur aktivitetet e Komitetit, dhe atë: Nënkomiteti për mbikëqyrjen e rreziqeve sistematike dhe propozimin e masave makroprudenciale dhe Nënkomiteti për përgatitjen për menaxhimin e krizave financiare.
Ligji për Stabilitet Financiar
Pozicionimi i politikes makroprudenciale