Kjo faqe mundëson fitimin e njohurive mbi temat lidhur me zbatimin e teknologjive të reja inovative në sektorin financiar.

Përgjithësisht për Portën e Inovacionit

Porta e Inovacionit është një kanal/platformë komunikimi ndërmjet komunitetit të biznesit inovativ (FinTech sektorit), Bankës Popullore edhe institucioneve tjera përkatëse, me qëllim zhvillimin e besimit dhe dialogut ndërmjet të gjithë palëve të kyçura.

Qëllimi kryesor i Portës së Inovacionit të Bankës Popullore është të lehtësojë, nxisë dhe ndihmojë zhvillimin e inovacioneve në fushën e shërbimeve dhe produkteve financiare në çdo kompani që dëshiron të fillojë një biznesit inovativ.

Përmes kësaj platforme, Banka Popullore përpiqet t’ju mundësojë FinTech kompanive të bashkëpunojnë me atë si rregullues financiar jashtë kornizës rregulluese zyrtare ekzistuese. 

Duke ofruar udhëzime ligjërisht jo-detyruese dhe shpjegime të kërkesave ekzistuese rregulluese përmes kësaj platforme komunikuese, Banka Popullore është e gatshme të shqyrtojë nevojën për ndryshim eventual të rregullores edhe zvogëlimin e kufizimit rregullator për hyrje të biznes zgjidhjeve/projekteve të reja inovative, pa dëmtuar integritetin e sektorit financiar dhe pa ndërmarr aktivitete që synojnë marrjen e rreziqeve të tepërta.

Nëse jeni duke zhvilluar ose zbatuar inovacione në sektorin financiar dhe duke bërë këtë shfrytëzoni teknologji të reja, do të dëshironim të na kontaktoni.

Kontakte: [email protected]