Përshkrimi metodologjik i të dhënave nga fusha e statisikave të pagesave

1. Ballina

Emri i dokumentit

Statistika e pagesave

Qëllimi i raportimit

Të dhëna dhe informacione për qëllimet e statistikës së pagesave

Raportuesit

Bankat, kursimoret, institucionet pagesore, institucionet për para elektronike dhe operatorët e sistemeve të pagesave (në pajtim me Ligjin e shërbimeve të pagesave dhe sistemeve të pagesave) i dorëzojnë të dhënat ose informacionet për qëllime statistikore deri te Banka Popullore nëpërmjet aplikacionit elektronik.

Rregulloret

1. Ligji i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 90/22 dhe nr. 64/24) (në tekstin e mëposhtëm: Ligji);

2. Vendimi për përmbajtjen, mënyrën, formën dhe afatet për dorëzimin dhe publikimin e të dhënave dhe informacioneve për statistikën e pagesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/23) (në tekstin e mëposhtëm: Vendimi);

3. Udhëzim për dorëzimin e të dhënave dhe informacioneve të statistikave të pagesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 208/23) (në tekstin e mëposhtëm: Udhëzimi).

2. Termat, përkufizimet dhe llojet e të dhënave

Termat dhe përkufizimet e përfshira në Ligjin, Vendimin dhe në Udhëzimin dhe janë të harmonizuara në masë të konsiderueshme të kërkesave të Rregullativës për statistikat e pagesave nr. 2020/59 të Bankës Qendrore Europiane. Raportuesit i dorëzojnë të dhënat për sistemet e pagesave, kartelat pagesore dhe për pajisjet që pranojnë kartela pagesore, për transaksionet e pagesave sipas llojot të shërbimeve të pagesave, për transaksionet pagesore sipas llojit që pranon kartela pagesore, si dhe për shumën e tarifës së shërbimit të shitësit.

3. Përpunimi i të dhënave

Të dhënat që i dorëzojnë raportuesit i përpunon Banka Popullore dhe publikohen në formë agregate, duke respektuar parimin e konfidencialitetit të të dhënave individuale të dorëzuara nga secili prej raportuesve.

4. Integriteti

Raportuesit i dorëzojnë të dhënat mujore dhe vjetore dhe informacionet deri te Banka Popullore, e cila i kontrollon dhe në rast të devijimeve dhe palogjikshmërive të mëdha në raport me muajin ose vitin paraprak, raportuesit janë të obliguar të dorëzojnë informacione shtesë dhe shpjegime për arsyete e devijimit.

5. Rishikimi i të dhënave

Rishikime i të dhënave bëhet në rast të marrjes së informacioneve dhe të dhënave të reja, të korrigjuara nga raportuesit, si dhe në rast të ndryshimeve metodologjike në termat dhe përkufizimet.

6. Seritë kohore dhe frekuenca e të dhënave

Të dhënat nga janari 2005 deri në dhjetor 2023, të publikuara në pajtim me metodologjinë përkatëse, janë të disponueshme në faqen e internetit të Bankës Popullore, në pjesën e statistikës së pagesave në lidhjen vijuese “Arkivi i të dhënave dhe informacioneve për statistikën e pagesave për periudhën nga janari 2005 deri në dhejtor 2023”.

Duke filluar nga 1 janari 2024, raportuesit për herë të parë i dorëzojnë të dhënat dhe informacionet në pajtim me Ligjin, Vendimin dhe Udhëzimin.

7. Publikimi

Banka Popullore i publikon të dhënat mujore në afat prej 90 ditë nga fundi i çdo tremujori, pra vjetoret në afat prej 90 ditë nga fundi i vitit, në formë agregate, në faqen e sajë të internetit në pajtim me Kalendarin e publikimit të të dhënave nga fusha e statistikës së pagesave, me përjashtim të disa të dhënave të përcaktuara që përdoren vetëm për qëllime analitike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Raporte për të dhëna nga fusha e statistikës pagesore

Tabela 1 – Llogari për kryerjen e pagesave

Tabela 2 – Kartela pagesore të lëshuara në vend

Tabela 3 – Pajisje të cilat pranojnë kartela pagesore

Tabela 4 – Transaksione pagesore sipas llojit të instrumentit pagesorë

Tabela 5 – Transaksione pagesore me kartela pagesore sipas llojit të pajisjes

Tabela 6 – Pjesëmarrje në sistemet e pagesave

Tabela 7 – Pagesa të përpunuara përmes sistemeve të pagesave

Qarkullim pagesorë në denarë në vendin tonë

Të dhëna vjetore për qarkullimin pagesorë në vendin tonë

Arkiv i të dhënave për statistikë pagesore për periudhën prej janar të vitit 2005 deri në mars të vitit 2016 *


* Raportet përmbajnë të dhëna për statistikën pagesore të vendit tonë për periudhën prej janarit të vitit 2005 deri në mars të vitit 2016, të cilat janë të përpunuara dhe publikuara në bazë të akteve të vjetra nënligjore