Operacionet në tregun e hapur paraqesin grup instrumentesh indirekte tregtare të politikës monetare, përmes të cilave Banka Popullore kryen shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë. Me këto instrumente ndikohet ndaj nivelit të normave afatshkurtra të interesit, ose nivelit të mjeteve të disponueshme likuide të bankave. Rritja e normave të interesit te këto operacione shpien kah një politikë më të kufizuar monetare dhe në të kundërtën, ulja e normës së interesit mundëson relaksim të zhvillimeve monetare. 

Pozicionimi strukturor i sistemit bankar në raport me bankën qendrore kontribuoi që tërheqja e mjeteve likuide të sistemit bankar të cilat Banka Popullore i realizon përmes emetimit të letrave me vlerë (bonove të thesarit) të dominojnë një kohë më të gjatë. Nga ana tjetër, për të kënaqur mungesën afatshkurtër të likuiditetit të sistemit bankar, Banka Popullore kryen operacione repo për sigurimin e likuiditetit. Shit-blerjet definitive të letrave me vlerë në tregun sekondar janë më pak të përfaqësuara.

Në kushte të devijimeve të konsiderueshme në projeksionet e likuiditetit të cilat çojnë deri në tepricë ose mungesë të likuiditetit në sistemin bankar në përgjithësi, Banka Popullore mund të aplikojë operacione (të çrregullta) për rregullim të (imët/mirë) përmes të cilave shmangen lëkundjet e rëndësishme në nivelin e likuiditetit të normave të interesit në tregjet e parasë.

Operacionet në tregun e hapur i përfshinë instrumentet si vijojnë: