Shtresa kundërciklike e kapitalit 

Shtresa kundërciklike e kapitalit mund të arrijë deri 2,5% nga aktiva e ponderuar sipas rreziqeve, por edhe më shumë në varësi nga faktorët/indikatorët tjerë sistematik dhe ka për qëllim kufizimin e rreziqeve të lidhura me rritjen kreditore. Norma e shtresës mbrojtëse kundërciklike e kapitalit mund të jetë e ndryshme për ekspozimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekspozimeve në vend tjetër. Banka Popullore është kompetente për përcaktimin e shumës së dy llojeve të normave, ku norma e shtresës mbrojtëse kundërciklike e kapitalit të ekspozimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përcaktohet në bazë të metodologjisë së përshkruar nga Banka Popullore, ndërsa për vend tjetër, e ka parasysh normën e përcaktuar nga organi kompetent në vend tjetër. 

Me Vendimit e Këshillit të Bankës Popullore të miratuar në korrik 2022 norma e shtresës mbrojtëse kundërciklike e kapitalit për ekspozimet e bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrin 0,5%, me fillim të zbatimit nga 1 gushi 2023. Në mbledhjen e dhjetorit, Këshilli mori vendim për rritjen e kësaj norme për 0,25 p.p. deri në nivelin prej 0,75%, me fillim të zbatimit nga 1 janari 2024. Normat e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave ndaj klientëve nga vendet tjera, zbatohen në pajtim me shumën e normës e cila është e përcaktuar nga organi kompetent në vendin tjetër.

Lidhje deri te tabela për shumën e normave të shtresës kundërciklike të kapitalit 

Vendim për sasinë e normës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ekspozimet ndaj vendeve tjera   

Arsyetim i Vendimit 

Vendim për metodologjinë e përcaktimit të normës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit


Shtresa mbrojtëse e kapitalit për bankat me rëndësi sistematike

Në pajtim me Ligjin për Bankat dhe rregullativat e Bankës Popullore për metodologjinë e identifikimit të bankave me rëndësi sistematike, Banka Popullore një herë në vit bën llogaritjet për qëllimet e bankave me rëndësi sistematike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për përcaktimin e shtresës mbrojtëse të kapitalit të bankave me rëndësi sistematike. Metodologjia e cila përdoret gjatë këtij procesi bazohet në qasjet sasiore dhe cilësore.

Gjatë qasjes sasiore Banka Popullore i merr parasysh treguesit e domosdoshëm për vlerësim të dhëna në Udhëzimet në EBA(European Banking Authority), të cilat janë të ilustruara në tabelën më poshtë.

Kriteret e rëndësisë sistematike dhe treguesit sasiorë

Kriter i rëndësisë sistematike
Ponderi i rëndësisëTreguesi
Ponderi i treguesit të llogaritjes totale
Madhësia
25%
Aktivitete të bilancit dhe jasht bilancit
25%
Këmbyeshmëria
25%
Ekspozimi kreditor ndaj personave jofinanciar
6,25%
Depozita të personave jofinancar
6,25%
Ekspozimi kreditor ndaj 20 huamarrësve më të mëdhenj – persona jofinanciar në nivel të sistemit bankar
6,25%
Qarkullimi pagesor ndërbankar
6,25%
Lidhshmëria
25%
Qarkullimi i tregut ndërbankar
8,33%
Qarkullimi i tregut valutor
8,33%
Qarkullimi pagesor nëpërmjet sistemeve pagesore
8,33%
Kompleksitet
25%
Vendosjet në dhe detyrimet ndaj institucioneve të huaja financiare
12,5%
Qarkullimi pagesor me vende të huaja
12,5%

Shtresa mbrojtëse e kapitalit të bankave me rëndësi sistematike mund të lëviz prej 1% deri 3,5% nga aktiva e ponderuar sipas rreziqeve dhe të cilat duhet të lihen mënjanë nga bankat që do të identifikohen si banka me rëndësi sistematike.

Shtresa mbrojtëse e kapitalit për çdo nënkategori me rëndësi sistematike

ПNënkategoria e rëndësisë sistematike
Intervali

Shtresa mbrojtëse e kapitalit të bankave me rëndësi sistematike

5
mbi 3.253
3,5%
4
mbi 2.527 deri 3.253
2,5%
3
mbi 1.802 deri 2.527
2,0%
2
mbi 1.076 deri 1.802
1,5%
1
350 deri 1.076
1,0%

Me 31.12.2021 janë identifikuar gjashtë banka me rëndësi sistematike.

Bankat me rëndësi sistematike dhe normat e shtresës mbrojtëse të kapitalit, të identifikuara në bazë të të dhënave me 31 dhjetor 2021 janë këto:

“Komercijalna banka” ShA Shkup

“NLB Banka” ShA Shkup,

“ProCredit Bank” ShA Shkup,

“Stopanska Banka” ShA Shkup,

“Halkbank” ShA Shkup,

- “Sparkasse Bank” ShA Shkup.

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2021

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2020 

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2019 

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2018 

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2017 

- lista e bankave të identifikuara me rëndësi sistematike në bazë të dhënave me 31 dhjetor 2016