Shkup, 19 shtator 2020
Kovid kriza në vendin tonë ndodhi kah mesi i marsit dhe është thjeshtë e pamundur që në një periudhë kaq të shkurtër të çojë në paaftësinë paguese të një banke dhe të jetë faktori vendimtar për mbylljen e saj. „Eurstandard Banka“, një kohë më të gjatë ka qenë e ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të kredisë dhe dobësive në punë, për shkak të të cilave ishte nën një vëzhgim të intensifikuar mbikëqyrës dhe iu shqiptuan një numër masash mbikëqyrëse në drejtim të rregullimit të situatës në Bankë. Në fakt, pikërisht për shkak të objektivitetit dhe qasjes rrënjësore të ekipeve mbikëqyrëse, këto dobësi dolën në shesh në bilancin e Bankës.
Kjo u theksua nga viceguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, në intervistën për MIA-n, lidhur me falimentimin e „Eurostandard Banka“.
Ajo thekson se pavarësisht masave korrigjuese, kapitali i Bankës ra nën minimumin ligjor, dhe në një rast të tillë, zgjidhja e vetme e mundshme është kërkesa drejtuar pronarëve për të përmbushur detyrimin e tyre të përcaktuar me ligj për investimin e fondeve shtesë.

„Do të dëshiroja që publiku të ketë një pasqyrë të plotë dhe të dinte se këto nuk janë fonde për të cilat ka nevojë Banka Popullore. Këto fonde derdhen në bilancin e bankës tregtare dhe në këtë rast ishin të nevojshme për të përmbushur kërkesat minimale ligjore të kapitalit për të mbijetuar „Eurostandard Banka.“ - thotë viceguvernatorja.
Siç thekson ajo, fatkeqësisht, as nga pronarët, as nga investitori i mundshëm, nuk u sigurua kapitali i nevojshëm për të arritur kërkesat minimale ligjore, dhe kështu të mundësohen kushtet që Banka të rigjenerohet, gjë që natyrisht do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.
„Kjo është arsyeja pse ne bëmë përpjekje të mëdha. Çdo bankë qendrore, para se të arrijë në mbylljen e një banke përpiqet të gjejë zgjidhje alternative. Në këtë kontekst, pavarësisht informacioneve që shfaqen në publik, kishim komunikim të intensifikuar edhe me investitorin e mundshëm të cilit ia theksuam nevojën e investimeve shtesë të kapitalit në Bankë. Sidoqoftë, nuk kishte gatishmëri për të siguruar investimet e nevojshme. Në të njëjtën kohë, nuk u parashtrua as dokumentacioni i plotë që është i nevojshëm për të vlerësuar nëse ai i përmbush kushtet ligjore për të qenë një aksionar në një bankë.“ - thotë Mitreska.
Në rrethana të këtilla, siç thekson guvernatorja, nuk kishte zgjidhje tjetër përveç revokimit të lejes për themelim dhe punë të „Eurostandard Banka“.
„Banka Popullore nuk mund dhe nuk guxon të lejojë që një bankë të punojë në kundërshtim me legjislacionin.“ - thekson Mitreska në intervistën për MIA-n.
Viceguvernatorja porosit se bankat janë një pjesë vitale e çdo ekonomie dhe se strukturat e tyre drejtuese kanë përgjegjësi shumë më të madhe se strukturat drejtuese të institucioneve jo-financiare, për arsyen e thjeshtë se administrojnë me fondet e depozituesve të tyre. Qeverisja korporative e bankave duhet të bazohet në integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme në marrjen e çdo vendimi.
Për MIA-n, Mitreska thekson se të dhënat ditore me frekuencë të lartë që ka në disponim Banka Popullore, për muajin gusht, tregojnë rritje të caktuar mujore të totalit të depozitave në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, siç thekson ajo, edhe në tregun e këmbimit valutor, nuk mund të vërejmë tendenca të pazakonta që mund të tregonin prirje më të madhe për disponimin e valutave të huaja.
„Prandaj, flukset janë që qëndrueshme, dhe siç edhe pritej, revokimi i lejes për themelim dhe punë të „Eurostandard Banka“ nuk ka efekte më të mëdha mbi sistemin bankar ose mbi sjelljen e depozituesve.“ - vlerëson viceguvernatorja.
Në intervistën për MIA-n, Mitreska iu referua edhe vlerësimeve dhe pritjeve të Bankës Popullore për efektet nga Kovid kriza mbi ekonominë maqedonase. Duke bërë këtë theksoi se aktualisht, ekonomia kryesisht e kalon krizën në përputhje me pritjet e Bankës Popullore.
Intervistën mund ta gjeni këtu.