Gjatë diskutimi i cili u zhvillua sot në kuadër të konferencës së nivelit të lartë me temë „Nxitja e rritjes ekonomike përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit Perëndimor”, nën organizimin e Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, në mënyrë aktiv u kyç edhe Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska. Ajo theksoi rëndësinë e kapitalit njerëzor për sigurimin e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike. Ajo vuri në dukje problemet me të cilat ballafaqohet rajoni, veçanërisht sa i përket reduktimit të popullatës së aftë për punë - problem i cili mund të bëhet edhe më i theksuar në periudhën e ardhme duke pasur parasysh rritjen e emigracionit dhe plakjen demografike.

Megjithatë, Guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi nevojën për perceptim jo vetëm të sasisë por edhe cilësisë së punës, gjegjësisht aftësitë, njohuritë dhe vlerat e saj. Duke krahasuar treguesit për matje të kapitalit njerëzor, ajo vuri në dukje dobësitë të cilat ekzistojnë në rajon, duke pasur parasysh faktin se vendet e Evropës Juglindore në veçanti, përfshi këtu edhe Republikën e Maqedonisë, janë të pozicionuara në nivel relativisht të ulët sa i përket cilësisë së fuqisë punëtore, e cila pa dyshim tregon nevojën për të marrë masa për tejkalimin e këtyre dobësive.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}