Në nder të seancës konstitutive të udhëheqësisë së dekanatit të Institutit për Biznes dhe Menaxhment “Hajdellberg” - Shkup, më 18 tetor të vitit 2018 u mbajt një forum debati me temë “Perspektivat për të rinjtë nga anëtarësimi i plotë i vendit në NATO dhe BE - ndikimi mbi politikën monetare, biznesin dhe tregun e kapitalit”. Në këtë forum, fjalën e mori edhe Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska - Bezhoska, në të cilën para së gjithash theksoi efektet e procesit të anëtarësimit dhe hyrjes në Bashkimin Evropian mbi politikën monetare dhe operacionet e bankës qendrore. Në fjalën e saj, Guvernatorja vuri në dukje rëndësinë e Bashkimit Evropian si një spirancë institucionale, ekonomike dhe politike për gjithë rajonin.

Në këtë fjalim ajo iu referua dy aspekteve. Aspekti i parë është çështja e ndikimit të anëtarësimit në BE mbi ekonominë në tërësi dhe bashkë me të edhe sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi si krijues të politikave makroekonomike. Aspekti i dytë e prek çështjen e efekteve të anëtarësimit në unionin monetar, sepse integrimi ekonomik është një hap drejt integrimit monetar dhe adoptimit të euros si njësi valutore. Në fund, Guvernatorja përfundoi se sfidat për bankën qendrore nga ky proces janë shumëdimensionale - makroekonomike, institucionale dhe operative.
Ajo theksoi se për një integrim të shpejtë dhe konvergjencë reale nevojitet kapacitet i fuqishëm institucional dhe vetëdijesim i të gjithë politikëbërësve për nevojat e politikave prudente ekonomike të cilat do të mundësojnë përdorim efektiv të përfitimeve të mëdha të cilat i ofron anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}