Shkupi nikoqir i Forumit Vjetor për Koordinim Ndërbankar
Forumi vjetor mbledh së bashku guvernatorët e bankave qendrore, rregullatorët, bankat tregtare dhe institucionet financiare
-
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut është nikoqire e Forumit të Rregullt Vjetor të “Iniciativës së Vjenës”
-
Rregullatorët, bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare diskutojnë sfidat e sektorit bankar
-
Panelet e diskutimit mbi flukset financiare ndërkufitare, cilësinë e aseteve dhe ndryshimet klimatike
Forumi vjetor i Iniciativës për Koordinim të Bankës Europiane (“Iniciativa e Vjenës”) mbahet nga data 23 deri më 24 mars 2023 në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Nikoqire e kësaj ngjarje është Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV).
Hapja e Forumit dhe paneli i parë mund të ndiqen në linkun në vijim.
Forumin vjetor të vitit 2023 në Shkup e hapi guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhoska. Në të morën pjesë guvernatorët e bankave qendrore të Kroacisë, Sllovakisë, Malit të Zi dhe Moldavisë dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Ukrainës, Sllovenisë, Hungarisë dhe Rumanisë, si dhe të Bankës Qendrore Europiane.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare (EIB, BERZH, IFC, FMN, Banka Botërore), Komisioni Europian dhe grupet bankare të pranishme në rajon.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat kryesore me të cilat përballet sektori bankar në rajon, si dhe mjedisin e ndryshueshëm ekonomik, pasojat e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, përvoja e episodeve të fundit të shpëtimit dhe zgjidhjes së bankave, si dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe digjitalizimi në sistemin financiar.
Iniciativa e Vjenës u krijua në janar të vitit 2009. Objektivi kryesor i saj ishte të siguronte stabilitet financiar në vendet europiane në zhvillim, duke u fokusuar në daljen e kapitalit nga filialet vendase të bankave të mëdha të pranishme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Më vonë e ktheu vëmendjen te sfidat e reduktimit të kredive me probleme dhe mbikëqyrjes së shlyerjes, kredisë dhe kreditimit bankar.
Dialogu ndërmjet sektorit privat dhe publik në kuadër të "Iniciativës së Vjenës" kontribuon në stabilitetin e sektorit bankar në Europën qendrore dhe lindore. Koordinimi i ngushtë përmes Iniciativës së Vjenës është veçanërisht i rëndësishëm në kushtet e rritjes së pasigurisë ekonomike dhe financiare.
Institucionet financiare ndërkombëtare që janë pjesë e Inicijativës së Vjenës publikojnë rregullisht analiza të tregut, si dhe Publikime të mbikëqyrjes së kredive me probleme e përgatitur nga BERZH-i që publikohet dy herë në vit. FMN-ja publikon gjashtëmujorshin Publikimi i mbikëqyrjes së shlyerjes dhe kreditimit, ndërsa EIB-ja publikon Anketa mbi aktivitetin kreditor.