„FinTech“ është shkurtesë e fjalëve teknologji financiare. Ai është bërë një shtytës i fuqishëm i inovacioneve në botën e financave dhe ka potencial për të transformuar shërbimet financiare. Ashtu si dhe shumë shembuj tjerë të termeve të përgjithshme, ky term mund të ketë kuptime të ndryshme varësisht nga konteksti. FinTech mund t’i referohet bizneseve fillestare ose kompanive të themeluara të cilat punojnë në sektorin financiar dhe kompanitë të cilat kanë modele biznesi të bazuara në teknologji inovative. Megjithatë, termi FinTech mund t’i referohet vetë teknologjive, pa marr parasysh nëse ato aplikohen nga kompanitë e reja apo pjesëmarrësit tradicional të tregut, siç janë bankat që shqyrtojnë potencialin e tyre.
Shembull i përkufizimit formal i FinTech-ut mund të jetë përkufizimi i dhënë nga Bordi për Stabilitet Financiar: „inovacion financiar i mundësuar teknologjikisht që mund të rezultojë në modele të reja biznesi, aplikacione, procese ose produkte me efekte të shoqëruara materiale në tregjet dhe institucionet financiare dhe ofrimin e shërbimeve financiare“.
Vetë teknologjia lehtëson qasjen në shumë produkte dhe/ose shërbime të cilat tradicionalisht ofrohen nga bankat ose institucionet tjera financiare. Le t’ju japim një shembull. Ekzistojnë lloje të reja të institucioneve të pagesave - ofrues të shërbimeve për inicimin e pagesave (ang. Payment Initiation Service Providers - PISP) të cilat duhet të ofrojnë mënyra të reja për kryerjen e pagesave. Gjithashtu, ekzistojnë platforma për financim kapital ose kredi (ang. crowdfunding platforms), të cilat mund të bëhen burime alternative për kompanitë dhe/ose konsumatorët. Robo-konsulentët (ang. roboadvisors) mund të ofrojnë përfitime për investitorët e vogël, duke siguruar zgjidhje automatike për menaxhimin e portofolit. Agregatë në tregtinë elektronike (ang. E-commerce aggregators) po bëhen shpërndarës të njohur të një lloji të ndryshëm të shërbimeve dhe/ose lajmeve financiare. Kompanitë që përdorin analiza në bazë të bazave të mëdha të të dhënave (ang. big-data analysis) mund të sigurojnë procese të reja për kërkesën e kredisë, si mbështetje të funksionit të kredisë të kreditorëve tradicional.
Ritmi i adoptimit të teknologjive financiare është rritur në mënyrë dramatike, që do të thotë se ndikimi i tyre mbi tregun e shërbimeve financiare tradicionale mund të jetë më i madh dhe më i shpejtë se në të kaluarën.
FinTech lehtëson qasjen në shërbime financiare duke i bërë ato më të përshtatshme për përdoruesit. Gjithashtu, mund të rrisë efikasitetin operacional të kompanive financiare dhe duke zvogëluar barrierat për hyrje të pjesëmarrësve të rinj në treg, mund të stimulojë konkurrencën dhe përfitimet për konsumatorët. Sidoqoftë, për arritjen e këtyre përfitime, një kusht kryesor është zhvillimi dhe ruajtja e besimit në shërbime, duke forcuar të gjitha përpjekjet për sigurimin e integritetit dhe fleksibilitetit të IT sistemeve, sigurimin e mbrojtjes së kënaqshme të të dhënave dhe sigurimin e tregjeve të hapura, ndershme dhe transparente. (prapa | kthehu te pyetjet dhe përgjigjet)
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}