Kryetari Ivanov uron D-r Angelovska Bezhoskën për emërimin e saj Guvernator të Banës Popullore.
Dje, 23 maj viti 2018, Guvernatori i Bankës Popoullore të Repubikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska dhe Guvernatori i mëparshëm, z. Dimitar Bogov takuan Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Gjorge Ivanov.
Kryetari Ivanov uroi D-r Angelovska-Bezhoskën për emërimin e saj Guvernator të Banës Popullore, duke i dëshiruar sukses në punë. “Zbatimi i politikës monetare dhe veprimtaria e bankës qendrore në vendin tonë në përgjithësi vazhdimisht është vlerësuar pozitivisht në Raportet e Komisionit Evropian për Progres të Maqedonisë. Duke pasur parasysh jetëshkrimin Tuaj profesional dhe eksperiencën e deritanishme të punës, jam i sigurt se do të vazhdojë puna pozitive dhe zbatimi i suksesshëm i politikës monetare në Republikën e Maqedonisë” - theksoi Kryetari Ivanov në takimin, në të cilin, njëkohësisht, e falënderoi z. Bogov për udhëheqjen e suksesshme të Bankës Popullore në shtatë vitet e kaluara.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska e falënderoi Kryetarin Ivanov për besimin e dhënë dhe shprehu shpresën se menaxhimi dhe funksionimin i suksesshëm i Bankës Popullore do të vazhdojë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}