Në prezantimin e Parashikimit ekonomik rajonal vjeshtor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Evropën i cili u mbajt dje, në Kopenhagë të Danimarkës, fjalën e mori edhe Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Ajo dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Danimarkës, M-r Per Kallesen, paraqitën pikëpamjet dhe vlerësimeve e tyre për fusha të caktuara të mbuluara në Parashikim, pasi gjetjet dhe perceptimet kryesore në të së pari i adresoi Drejtori i Drejtorisë së FMN-së për Evropën, M-r Poll Tomsen.

Në prezantimin e Parashikimit të fundit të FMN-së, në të cilin fokusi është vendosur mbi ekonominë evropiane, pritet rikuperimi saj i mëtejmë, me norma rritjeje të cilat ngadalësohen, por vazhdojnë të lëvizin mbi shkallën e potencialit. Në të njëjtën kohë, në kuadër të Parashikimit, përmenden disa faktorë të cilët mund të kenë ndikim kufizues ndaj rritjes së mëtejme, siç janë kërkesa më e dobët globale për prodhimet evropiane, çmime më të lart të energjentëve, si dhe ngadalësimi ciklik i ekonomisë. Si rreziqe kryesore rreth vlerësimeve aktuale për rritje përmenden proteksionizmi tregtar në rritje, turbulencat në ekonomitë me rritje të shpejtë si dhe pasiguria rreth procesit të Brekzitit. Në Parashikim, theks i madh vendoset mbi krijimin e hapësirës për politikat e reagimit ndaj goditjeve, si dhe nevojës për zbatimin e reformave strukturore.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska, në fjalën e saj u përqendrua në ekonomitë e Evropës nga grupi i ekonomive me rritje të shpejtë dhe ekonomive në rritje. Duke vepruar kështu, ajo përmendi lidhshmërinë e lartë tregtare dhe financiar të këtij grupi të shteteve me ekonomitë tjera më të zhvilluara evropiane. Në këtë kontekst, ajo përmendi rreziqet me të cilat ballafaqohen këto ekonomi në rrugën drejt konvergjencës së shpejtë, dhe si rezultat i potencialit të ngadalësuar të rritjes në ekonomitë më të zhvilluara dhe shtrëngimit gradual të kushteve financiare globale. „Në rrethana të këtilla”, theksoi guvernatorja, „nevoja për zbatimin e reformave institucionale dhe strukturore po rritet, gjë që do të rrisë produktivitetin e këtyre ekonomive dhe potencialin e tyre për rritje, që do të mundësojë konvergjencën e tyre më të shpejtë.”
Në kuadër të vizitës punuese në Kopenhagë, Guvernatorja e BPRM-së, Angelovska-Bezhoska, realizoi një takim bilateral me guvernatorët e Bankës Qendrore të Danimarkës, M-r Lars Rohde dhe M-r Per Kallesen. Ndër të tjera, ata diskutuan edhe për sfidat e kursit fiks valutor, efektet e politikave të Bankës Qendrore Evropiane dhe përdorimi i politikave dhe instrumenteve makroprudente. Në takim u shpreh një vendosmëri e përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy bankave qendrore.
Pjesëmarrja e Guvernatores Anglevska-Bezhoska në prezantimin e Parashikim të fundit ekonomik rajonal për Evropën është një tjetër konfirmim i komunikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet BPRM-së dhe FMN-së.