Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të pesëmbëdhjetë në të cilën u shqyrtua Raporti për rreziqet në sistemin Bankar të Republikës së Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2018, ku u konstatua se gjatë periudhës u përmirësuan ndjeshëm treguesit përmes të cilëve monitorohet sistemi bankar, ndër të tjera, si rezultat i stabilizimit të pritjeve në mjedisin e vendit. Në tremujorin e parë, i cili zakonisht ka një dinamikë më të ulët sezonale, totali i aktivit të sistemit bankar regjistroi rritje prej 3.982 milionë denarë ose 0.9%. Kjo rritje është si rezultat i prirjes më të lartë të bankave për kreditim të amvisërive, në krahasim me kreditimin e korporatave që ka rënë, gjë që përveç faktorëve sezonal ishte si rezultat edhe pagesës së vetme të kërkesave. Në muajin prill dhe maj të vitit 2018, norma e rritjes së kredive të korporatave ishte sërish pozitive. Në bazë vjetore, që nga tremujori i parë, mbetet konstatimi se rritja e kredive ndaj amvisërive është shumë më solid se ai ndaj sektorit të korporatave, respektivisht 9,8% dhe 2,6%, vlera të cilat e ndjekin trendin e viteve të mëparshme.
Me këtë pozicionim, ekspozimi ndaj rrezikut kreditues mbetet rreziku më i rëndësishëm për sistemin bankar, veçanërisht kur konsiderohet se rritja e kreditimit total zbut normën e rritjes së kredive me probleme. Norma historike më e ulët dhe e pandryshuar e kredive me probleme të amvisërive prej 2,4%, ndër të tjera, është si pasojë e rritjes solide të kredive ndaj këtij sektori. Norma e kredive me probleme ndaj subjekteve jo-financiare u zvogëlua dhe në fund të tremujorit të parë ishte 7,8%. Pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive të amvisërive dhe subjekteve jo-financiare u ul për 1,2 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2018 në 5,1%.
Në raport me rrezikun kreditor, mbulimi i kredive me probleme me korrigjim të vlerës u rrit dhe në fund të tremujorit të tretë kapi shumën e lartë prej 81,4% me një volum dhe kualitet të kënaqshëm të mjeteve vetjake të bankave. Kjo do të thotë se pasojat nga mundësia e mos-pagesës totale të këtyre kredive ndaj pozitave solvente të bankave do të jetë e kufizuar.
Ekspozimi i sistemit bankar ndaj rrezikut valutor dhe ndaj rrezikut të ndryshimit të normave të interesit në aktivitetet e portofolit të sistemit bankar në përgjithësi kanë rëndësi më të kufizuar nga ekspozimi i rrezikut kreditor. Pjesëmarrja e kredive me komponent valutor të amvisërive dhe subjekteve jo-financiare dallon rrezikun valutor për stabilitetin e tyre dhe rrjedhimisht stabilitetin e bankave. Treguesit e likuiditetit u forcuan edhe më tej, kryesisht si rezultat i plasmanëve të rritura të bankave në Bankën Popullore dhe në depozita afatshkurtra jashtë vendit dhe në fund të tremujorit të parë, mjetet likudite marrin pjesë me mbi 30% në aktivin e sistemit bankar, njëkohësisht duke mbuluar thuajse 54% të totalit të obligimeve afatshkurtra dhe rreth 58% të totalit të depozitave të amvisërive.
Profitabiliteti në tremujorin e parë ishte i lartë. Normat e rendimentit të aktivit mesatar dhe kapitalit mesatar dhe rezervat arritën nivele historikisht më të larta, prej 3,1% dhe 28%, respektivisht, por duhet të theksohet se pagesa e vetme e kërkesave nga ana e më shumë bankave është arsyeja kryesore për këtë rezultat. Me izolimin e këtij efekti, i cili kishte ndikim më të madh mbi profitin në tremujorin e parë të vitit 2018, profitabiliteti i sistemit bankar do të ishte i zakontë dhe do të mbetej thuajse në të njëjtin nivel si në tremujorin e parë të viti 2017. Shtrirja normave aktive të interesit dhe ato pasive vazhdoi të zvogëlohet.
Banka Popullore, edhe më tej, vazhdon me kujdes ti ndjekë zhvillimet e rreziqeve të vendit dhe ndërkombëtare në sistemin bankar, edhe nëse është e nevojshme, do të ndërmarri masa dhe aktivitete adekuate për zbutjen e tyre.
Këshilli në mbledhjen e sotme miratoi Vendimin për plotësim të Vendimit për kushtet dhe lartësinë e shumës së parave të gatshme efektive të vendit, çeqeve dhe arit monetar që mund të importohen ose eksportohen nga Republika e Maqedonisë, gjë që e lehtëson shkrirjen e monedhave me vlera nominale të ndryshme të cilat janë bërë të papërshtatshme për qarkullim.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Bankës Popullore e miratoi edhe Vendimin për ndryshim të Vendimit për operacionet e këmbimit valutor. Vendimi i cili ka të bëjë me obligimin e këmbimoreve të autorizuara të posedojnë program për zvogëlim efikas dhe menaxhim me rrezikun e identifikuar për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, paraqet harmonizim me Ligjin e ri për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, i cili hyri në fuqi më 7 korrik të vitit 2018.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.