Mbahet Punëtoria Tradicionale për Gazetarë nga BPRM
Mbahet Punëtoria Tradicionale për Gazetarë nga BPRM
„Komunikimi është një sfide e vazhdueshme për bankat qendrore. Tanimë është e pakontestueshme se komunikimi efektiv i institucioneve të bankingut qendror me publikun, vazhdimisht do të karakterizohet me nivel të caktuar të fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë, varësisht jo vetëm nga mjedisi ekonomik, por edhe nga interesi i publikut dhe trendeve në pjesën e kanaleve dhe mediave për komunikim dhe informim, të cilat si pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe digjitalizimit, po ndryshojnë, zhvillohen dhe promovohen në baza ditore. Forcimi i vazhdueshëm i transparencës, gjegjësisht promovimi dhe zhvillimi i komunikimit me publikun, duke përfshirë edhe mediat e informimit publik është një sfidë edhe për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë. Në baza të rregullt punojmë me dedikim që t’i përgjigjemi sfidës në mënyrë të përshtatshme, në të njëjtën kohë duke ju kushtuar vëmendje të dy pikave të komunikimit - komunikim të drejtpërdrejtë me publikun dhe komunikim me mediat. Duke vepruar kështu, përpiqemi të rrisim jo vetëm intensitetin por edhe cilësinë e komunikimit tonë.” - theksoi Guvernatorja e BPRM-së, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska gjatë fjalës së saj përshëndetëse në Punëtorinë për Gazetarë të organizuar nga banka qendrore dje në Shkup.
Në të njëjtën kohë, ajo u tha gazetarëve se, për BPRM-në, ata janë një nga afirmuesit kryesor të mesazheve të politikës monetare para publikut të gjerë. „Jo në kuptimin e zëdhënësve tanë, por si individë dhe profesionistë, fjala e të cilëve ka peshë për publikun dhe të cilët e përcjellin punën tonë në baza ditore“ - theksoi Guverntaorja Angelovska-Bezhoska.

Edicioni i sivjetshëm i Punëtorisë që kishte numër më të madh të pjesëmarrësve deri më tani, dallohej me një format dhe koncept tjetër nga e kaluara, gjë që është rezultat i përpjekjes së BPRM-së për të përcjellë interesin e gazetarëve, si dhe rekomandimet e tyre të shprehura gjatë bashkëpunimit të suksesshëm deri më tani. Ndër të tjera, në konceptin e sivjetshëm ishte paraparë edhe një hapësirë e madhe kohore për diskutim dhe interaksion me pjesëmarrësit.
Punëtoria u përqendrua në dy tema shumë të rëndësishme, shpesh të pranishme nëpër tekstet, artikujt dhe analizat - Anketa e BPRM-së për aktivitet kreditues të bankave dhe profitabiliteti i sektorit bankar. Në të njëjtën kohë, për këto tema u mbajtën prezantime nga Dr. Neda Popovska-Kamnar nga Drejtoria për Politikë Monetare dhe Kërkim dhe M-r Mihajlo Vaskov nga Drejtoria për Stabilitet Financiar dhe Rregullativë Bankare të BPRM-së. Pas secilit prezantimi u zhvillua diskutim me pjesëmarrësit, dhe u përgjigjën shumë nga pyetjet e tyre lidhur me shpjegime shtesë mbi temat e diskutuara. Në mbyllje të ngjarjes, ekonomisti kryesor i BPRM-së, Dr. Aneta Krstevska, e cila ishte edhe moderator i Punëtorisë, mbajti një prezantim që u përqendrua në komunikimin e bankingut qendror në praktikë, me theks të veçantë komunikimin e BPRM-së. Ndër të tjera, u theksua se shumica e raporteve të BPRM-së, si dhe publikimet e të dhënave statistikore, tashmë janë përmbledhur në njoftime të veçanta, gjë që lehtëson ndjeshëm komunikimin me publikun. Gjithashtu u prezantuan të dhënat për indeksin e transparencës së bankave qendrore, me theks të veçantë të BPRM-së. Sipas dinamikës, indeksi i transparencës së BPRM-së tregon forcim të vazhdueshëm të komunikimit të BPRM-së me publikun në fushën e politikës monetare, ku midis bankave qendrore të rajonit, BPRM është lider sipas nivelit të transparencës. Në kuadër të prezantimit të ekonomistit kryesor të BPRM-së, vëmendje e veçantë iu kushtua perceptimeve të komunikimit të mediave në praktikë.
Gjatë Punëtorisë, përveç diskutimit për temat të cilat ishin në fokus, u zhvillua edhe diskutim për eksperiencat e komunikimit të gazetarëve me BPRM-në gjatë vitit të kaluar. Kështu, u mblodhën edhe rekomandimet e tyre të cilat do të shqyrtohen dhe do merren parasysh gjatë promovimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bankës qendrore me publikun.
Punëtoria përfundoi duke u shoqëruar, ku përveç pjesëmarrësve morën pjesë edhe redaktorët e mediave të informimit publik dhe një pjesë e madhe të gazetarëve të cilët kontaktuan BPRM-në gjatë vitit të kaluar, duke marrë pjesë në konferencat e organizuara për shtyp, konferencat shkencore dhe ngjarje tjera, si dhe përmes parashtrimit të pyetjeve lidhur me veprimtarinë e bankingut qendror.
Në periudhën e ardhshme, BPRM do të rrisë nivelin e transparencës, duke përmirësuar mënyrën, formën dhe kanalet e komunikimit, duke vepruar kështu ekipi i bankës qendrore do të përpiqet që gjithmonë të jetë institucion i përgjegjësisë shoqërore, komunikimi i të cilit me përfaqësuesit e mediave do të jetë në nivel më të lartë dhe më profesional dhe do të jetë shembull për të tjerët.