Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë në tremujorin e tretë të vitit 2018. Ku u theksua se në tremujorin e tretë të këtij viti, sistemi bankar e ruajti stabilitetin e tij. Në të njëjtën kohë, gjatë shqyrtimit të Raportit u theksua se tremujori i parafundit i vitit 2018 u karakterizua me përshpejtim të rritjes së aktivës si pasojë e kredive të subjekteve jofinanciare dhe aseteve likuide. Në kuadër të kredive të subjekteve jofnanciare, kreditë e amvisërive kontribuuan më shumë në rritjen tremujore, kryesisht ato në denarë, gjë që tregon prirje të rritur të bankave për këtë lloj kreditimi. Duke marrë parasysh ndryshimet vjetore, kreditimi i subjekteve jofinanciare më 30 shtator të vitit 2018 ishte 8.3% kundrejt 6.5% më 30 qershor të vitit 2018.
Rritja e kredive u mbështet edhe nga rritja solide e depozitave. Edhe pse pak më e ngadalshme në nivel tremujor, norma vjetore e rritjes së depozitave në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 10.9% kundrejt 9% në fund të tremujorit të dytë të vitit. Depozitat pa afat në denarë të kompanive jofinanciare dhe depozitat pa afat në denarë dhe deviza të amvisërive kishin kontributin më të madh në rritjen tremujore të depozitave të subjekteve jofinanciare.
Sipas të dhënave dhe perceptimeve të paraqitura në Raport, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2018, bankat realizuan një rezultat financiar pozitiv nga operacionet. Kështu, bartësi kryesor i rezultatit të përmirësuar financiar janë kostot më të ulëta për zhvlerësim që reflektuan aktivitetet e bankave për pagesë të kredive me probleme, kryesisht në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2018. Normat e kthimit të aktivës mesatare dhe kapitali mesatar i rezervave arriti nivele solide prej 2.2% dhe 19.5%, respektivisht. Prandaj, rritja e fitimit është për shkak të ndikimit të faktorëve të njëhershëm dhe aktiviteteve të rregullt të bankës.
Në raportin e miratuar, ndër të tjera, u vërejt se në tremujorin e tretë të viti 2018, rrija e kredive me probleme u ngadalësua ndjeshëm, ku pjesëmarrja e këtyre kredive në totalin e kredive të sektorit jofinanciar minimalisht u ul në nivelin historikisht më të ulët prej 5%. Kreditë me probleme të amvisërive regjistruan rritje, por u ngadalësuan në raport me tremujorin paraprak, ndërsa në portfolion e përbërë nga kompanitë jofinanciare, totali i kredive me probleme ishte pothuajse i pandryshuar.
Në mbledhjen e Këshillit, gjithashtu u theksua se, sipas Raportit, rreziku i likuiditetit në tremujorin e tretë u ul si rezultat i pjesëmarrjes së rritur të mjeteve likuide në totalin e asseteve të sistemit bankar, ndërsa norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 16.3% gjë që tregon një nivel solid të aftësisë paguese.
Në përgjithësi, gjatë shqyrtimit të Raportit u theksua se arritjet e sistemit bankar në tremujorin e tretë të vitit 2018 janë solide në përgjithësi. BPRM, do të vazhdojë të monitorojë gjendjen dhe nëse është e nevojshme do të ndërmarri aktivitete adekuate.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli miratoi edhe Programin e Punës së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, i cili përmban pasqyrë të detajuara të aktiviteteve të planifikuara për vitin e ardhshëm dhe është pjesë e realizimit të qëllimeve strategjike të përcaktuara me Planin Strategjik të BPRM-së për periudhën 2019-2021. Në kuadër të akteve që kanë të bëjnë me punën e bankës qendrore për vitin e ardhshëm, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Programin Afatmesëm për Punën e Drejtorisë për Auditim të Brendshëm në periudhën 2019-2020, Programi i punës së kësaj njësie organizative të BPRM-së për vitin 2019, si dhe Planin Financiar Vjetor, Planin Vjetor për Investime dhe Planin për Prokurime Publike për vitin 2019.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.