Me rastin e Ditës Evropiane të Statistikës, sot në Fakultetit Ekonomik - Shkup, u mbajt një ngjarje nën moton “Të dhëna më të mira - jeta më e mirë”. Në këtë ngjarje, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev nënshkroi “Deklaratën për përkushtim e besimit në statistikën zyrtare”. Në këtë ngjarje fjalën e morën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Drejtoresha e Përgjithshme e Entit Evropian të Statistikës - Eurostat, Mariana Koceva, Kyetari i AMSHA, Taki Fiti, Rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” - Shkup, Nikolla Jankullovski, Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simonovski, Dekani i Fakultetit Ekonomik - Shkup, Ljubomir Drakulevski. Në këtë ngjarje fjalën e mori edhe Guvernatorja e BPRM-së, e cila foli rreth temës "Sfidat për statistikën pas krizës globale nëpërmjet prizmit të bankave qendrore." Në fjalën e saj, ajo theksoi se Banka Popullore, si dhe bartësit tjerë të statistikës në RM, në vitet e kaluara kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin e statistikës, dhe kështu duke dhënë kontribut të rëndësishëm në vendimmarrje të bazuar mbi fakte dhe rritje të mirëqenies shoqërore. Në fund, ajo përfundoi se në botën dinamike në të cilën jetojmë dhe ndryshimet që i sjell ajo, sfida kryesore për statisticientët vazhdon të jetë mbajtja e ritmit me ndryshimet dhe përgatitja e statistikave kredibël, si një e mirë publike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}