Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me ekspertët e Bankës Qendrore Evropiane dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, sot organizoi një punëtori me temë „Menaxhimi i të dhënave për qëllime statistikore të bankave qendrore dhe konfidencialiteti i të dhënave statistikore”.

„Një nga prioritetet strategjike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së statistikës nëpërmjet aplikimit të standardeve statistikore ndërkombëtare që në periudhën pas krizës theksojnë nevojën për për të siguruar të dhënave statistikore më të hollësishme, më gjithëpërfshirëse dhe më të shpeshta, duke marrë parasysh ngarkesën e raportimit të subjekteve ekonomike. “ - theksoi Guvernatorja e BPRM-së, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalën e saj përshëndetëse me të cilën u hap kjo ngjarje.
Sesioni i parë i punëtorisë iu kushtua rregullativës dhe përvojave për sigurim të qasjes racionale në të dhënat statistikore dhe për mbrojtje të konfidencaialitetit të tyre në eurozonë si tërësi, si dhe vendet e veçanta anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu, vëmendje e veçantë ishte vendosur mbi bashkëpunimin ndërmjet Drejtorisë gjenerale për statistikë të BQE-së dhe shërbimit statistikor të Bashkimit Evropian - Eurostat, si dhe ndërmjet BQE-së dhe bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së, lidhur me mënyrën dhe kushtet në të cilat këmbehen të dhënat e grumbulluara për qëllime statistikore. Ekspertë të BPRM-së si dhe të Entit Statistikore Shtetëror dhe Ministrisë së Financave, në kuadër të këtij sesioni patën mundësi të përcjellin prezantime, përmes cilave, përveç rregullativës evropiane dhe përvojave të BQE-së u prezantuan edhe përvojat e bankave qendrore të Luksemburgut dhe Austrisë.
Sesioni i dytë iu dedikua nevojës të menaxhimit adekuat të të dhënave në kulturën bashkëkohore organizative dhe trajtimit të të dhënave si një burim jashtëzakonisht i vlefshëm, duke iu referuar në veçanti strategjisë, organizimit si dhe përvojave për menaxhimin e të dhënave të BQE-së. Sfidat aktuale dhe ardhshme të BQE-së u shqyrtuan veç e veç, lidhur me proceset e ndryshme lidhur me sigurimin e cilësisë, arkitekturës adekuate, modelimit, ruajtjes, këmbimit dhe përdorimit aktiv të të dhënave nga ana e përdoruesve, me theks të veçantë në nevojat specifike të cilat rrjedhin nga funksionet e bankave qendrore.

Në kuadër të të dy sesioneve u zhvillua një diskutim i frytshëm, në të cilin u hapën edhe çështje të rëndësishme për aktivitetet e ardhshme të BPRM-së lidhur me zbatimin e angazhimin e saj në fushën e statistikës, monitorimin e rregullt të standardeve dhe përvojave më të reja evropiane dhe ndërkombëtare, me çka bën hapa të mëdha në rrugën që çon drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
Në periudhën e kaluar, BPRM organizoi një sërë seminaresh, punëtorish dhe ligjëratash për tema aktuale nga fusha e statistikës. Kjo punëtori, e cila është edhe një konfirmim tjetër për komunikimin dhe bashkëpunimi e suksesshëm të BPRM-së me BQE-në dhe SEBQ-në është vetëm një nga ngjarjet e planifikuara statistikore të cilat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.