Një delegacion i udhëhequr nga Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angeloska-Bezhoska, dhe Ministri i Financave, D-r Dragan Tevdovski mori pjesë në Takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore në Indonezi.
Pritet që delegacionit të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionin e Bankës Botërore (BB). Në kuadër të takimeve janë planifikuar takime me Drejtorin Ekzekutiv të BB-së, z. Frenk Hemskirk, Drejtorëeshën e BB-së për Evropën Juglindore, z-nja Linda van Gelder, Nënkryetari i Bankës Botërore, z. Siril Muler, Drejtori Ekzekutiv i FMN-së, z. Entoni de Lanoj, Drejtori i FMN-së për Evropën, z. Pol Tomsen, Nënkryetarët e BNF-së, z-nja Xhorxhina Bejker dhe z. Vibke Shllomer, ekipe të menaxherëve të fondeve investuese dhe bankave, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë.
Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore mbahen çdo vit. Në këtë ngjarje marrin pjesë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare. Diskutimi është i lidhur me ngjarjet aktuale në ekonominë botërore dhe temën se si të zvogëlohet varfëria dhe nxitja e rritje ekonomike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}