Më 9 tetor të vitit 2018, u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtuan gjendjet ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Komiteti vlerësoi se pozicionimi monetar është i përshtatshëm për kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare dhe u vendos që norma e interesit të bonove të bankës qendrore të mbahet në nivelin e 2,75%. Gjatë mbledhjes, gjithashtu, u vendos që oferta e bonove të bankës qendrore, për ankandin i cili do të mbahet më 12 tetor 2018 të mbahet në nivelin e 25.000 milionë denarë. Në përgjithësi, Komiteti i ruajti vrojtime e deritanishme për themele të shëndosha ekonomike dhe pritje stabile nga subjektet ekonomike, të dukshme përmes zhvillimeve në tregun valutor dhe rritjen e bazës depozituese të bankave. Rreziqet për ekonominë nga mjedisi i brendshëm, por edhe nga mjedisi i jashtëm vazhdojnë të jenë të pranishëm.
Krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë e vendit me dinamikën e tyre të projektuar në ciklin e projektimeve të muajit prill tregon devijime të caktuara në segmente individuale të ekonomisë. Në pajtim me vlerësimet e publikuara, rritja e PBB-së për gjysmën e parë të vitit është më e dobët nga pritjet, kryesish si pasojë e ndërprerjes së përkohshme të një pjese të projekteve më të mëdha brenda investimeve publike infrastrukturore. Në tremujorin e tretë, me një sasi të kufizuar të të dhënave, aktualisht nuk mund të jepet ndonjë vlerësim më i saktë për gjendjen e ekonomisë, por megjithatë, pjesa më e madhe e të dhënave me frekuencë të lartë tregojnë vazhdimësi të zhvillimeve të favorshme në ekonomi edhe gjatë këtij tremujori të vitit.
Sa u përket zhvillimeve të inflacionit, në periudhën janar-shtator, norma mesatare vjetore e rritjes së çmimeve të konsumatorëve ishte 1,5% që është një devijim teposhtë në raport me projeksionin e prillit. Në kushte të performancave më të dobëta, por edhe korrigjimit rritës të supozimeve të hyrjeve të jashtme në projeksionin e inflacionit, vlerësohen se rreziqet rreth normës së projektuar të inflacionit për vitin 2018 janë të balancuara.
Të dhënat e fundit për rezervat valutore tregojnë rritje në raport me fundin e vitit të kaluar, për çka në masë të madhe kontribuojnë edhe intervenimet me blerje neto të devizave nga ana e BPRM-së. Rritja e rezervat valutore është diçka më e lartë nga pritjet e projeksioneve të prillit, ndërsa analiza e treguesve të mjaftueshmërisë së rezervave valutore tregon se ata vazhdojnë të jenë në zonë të sigurt. Treguesit e disponueshëm të sektorit të jashtëm për tremujorin e tretë aktualisht janë të kufizuar. Të dhënat për tregtinë e jashtme për periudhën janar-gusht tregojnë deficit diçka më të lartë në raport me projeksionin e muajit prill, ndërsa të dhënat e disponueshme për tregun e këmbimit tregojnë neto blerje më të larta. Sa u përket performancave në totalin e bilansit të pagesave, të dhënat për tremujorin e parë tregojnë performanca më të mira edhe në transaksionet korente edhe financiare në raport me projeksionin e muajit prill.
Të dhënat fillestare monetare për shtator të vitit 2018 tregojnë rritje të mëtejshme të kredive, gjatë një rënie të regjistruar tremujore në bazën depozituese. Gjegjësisht, në shtator, depozitat regjistruan një rënie e cila rezultoi nga rënia e depozitave të korporatave, ndërkohë që kusrimi i amvisërive vazhdon të rritet. Në tregun e kredisë, në shtator, u regjistruan zhvendosje pozitive në kreditimin e kroporatave, e cila pas zvogëlimit në dy muajt paraprak, në shtator regjistron rritje dhe e ka kontributin më të madh ndaj rritjes së totalit të kredive. Në të njëjtën kohë, vazhdon trendi i rritjes së mbështetjes së kredisë për popullatën. Flukset e depozitave dhe kredive gjatë tremujorit të tretë janë më të larta se pritjet për këtë periudhë, gjë që në shtator, niveli i depozitave dhe kredive i tejkalon projeksionet.
Në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve mujore të Komitetit, mjetet likuide të bankave u zvogëluan, nën ndikimin e transaksioneve të qeverisë, që pjesërisht ishte kompensuar me kërkesën më të ulët sezonale të parave të gatshme në denarë.
Në tregun valutor, Banka Popullore, edhe gjatë shtatorit dhe ditëve të para të tetorit, intervenoi me blerje të devizave të tepërta, duke kontribuar për rritjen e moderuar të likuiditetit në denarë të bankave. Që nga fillimi i vitit dhe deri tani, totali i blerjes së devizave nga ana e Bankës Popullore kap shumën rreth 250 milionë euro. Intervenimet pasqyrojnë zhvendosjet e favorshme në tregun valutor në transaksionet e bankave me sektorin e korporatave, por edhe neto blerjes më të madhe në tregun e këmbimit, dhe njëkohësisht likuiditet solid valutor të sistemit bankar.
Pozicioni i lartë i likuiditetit në denarë në shumicën e bankave, edhe në shtator kontribuoj për volum të zvogëluar të tregtisë në tregun e parasë, ndërsa bankat e vendosën pjesën më të madhe të tepricës së mjeteve në denarë në depozita të disponueshme brenda natës tek Banka Popullore.
Në shtator, u regjistrua rritje e rendimenteve të obligimeve të qeverisë në të dy anët e Atlantikut, të nxitura nga kthimi gradual të preferencës së marrjes së rrezikut dhe konfirmimi i rënies për zvogëlim gradual të stimujve monetar në Eurozonë. Gjegjësisht, në mbledhjen e fundit të ECB-së u konfirmua se, me fillim në muajin tetor, do të zvogëlohet blerja mujore e letrave me vlerë në kuadër të programit të lehtësim kuantitativ, ndërsa kryetari Dragi vuri në dukje pritjet për përafrimin e inflacionit kah inflacionit i synuar, gjë që krijon hapësirë për fillimin e normalizimit të politikave gjatë vitit të ardhshëm. Banka Qendrore e SHBA-së - FED vazhdoi me fillimin e normalizimit të politikës monetare, kështu që për herë të tretë në vitin 2018, ajo rriti nivelin e synuar të shtrirjes së normave të interesit për 25 pikë bazë, në nivelin e 2-2,25%. Pavarësisht stabilizimi të këtillë, gjatë muajit, në treg paraqiteshe njëfarë pasigurie dhe rritje të interesit të pjesëmarrësve tregtar për investime në instrumente të sigurta financiare. Kjo pasiguri ishte reagim i rreziqeve rreth pozicionit fiskal në Itali. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve tregtare ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës, pas hyrjes në fuqi të doganave shtesë të imponuara nga SHBA për import të prodhimeve kineze në vlerë prej 200 miliardë dollarë amerikan, shkaktuan pasiguri shtesë në treg.
Në përgjithësi, në mbledhje u përfundua se që nga ulja e normave të interesit në gusht nuk janë regjistruar ndryshime më të mëdha në trendet e treguesve kyç për politikën monetare. Treguesit e fundit makroekonomikë dhe vlerësimet në segmente të caktuara tregojnë devijime të caktuara në raport me dinamikën e projektuar, të cilat aktualisht nuk shkaktojnë ndryshime më të mëdha në perceptimet për ambientin në të cilin zbatohet politika monetare Në mbledhje u konstatua se edhe më tej ekzistojnë rreziqe nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm, me ç'rast BPRM-ja do të vazhdojë me kujdes ti monitorojë të gjithë treguesit ekonomikë dhe të tregut në kontekst të pozicionimi të politikës monetare.