Sot, Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezhoska do të marri pjesë në prezantimin publik të dokumentit Parashikimi rajonal ekonomik vjeshtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Evropën, që do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë. Ajo dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Danimarkës, M-r Per Kallesen, përmes prezantimeve individuale do të paraqesin pikëpamjet dhe vlerësimeve e tyre për fusha të caktuara të mbuluara në Parashikim, për të cilat, duke u bazuar në gjetjet dhe perceptimet kryesore, së pari do të foli Drejtori i Drejtorisë së FMN-së për Evropën, M-r Poll Tomsen.
Parashikimi ekonomik rajonal për Evropën, i cili përpara publikut botëror publikohet në bazë gjysmë-vjetore, FMN-ja, rregullisht e prezanton në një ngjarje të këtij formati, ndërsa këtë vjeshtë, për herë të parë në këtë ngjarje, guvernatori i BPRM-së është ftuar si një nga tre folësit.
Në Parashikimin e FMN-së paraqiten zhvillimet dhe perspektivat e fundit ekonomike për vendet e rajoneve të ndryshme në Evropë, duke adresuar politikat ekonomike të cilat ndikojnë në kushtet ekonomike. Ndër të tjera, ai përmban një diskutim për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen aktorët ekonomik dhe politik në Evropë. Në të njëjtën kohë, në Parashikim prezantohen të dhëna dhe analiza specifike për shtetet evropiane, si dhe tekste analitike rreth çështjeve të cilat kanë interes të veçantë për disa shtete.
Guvernatorja e BPRM-së, Angelovska-Bezhoska, këtë ngjarje të rëndësishme të FMN-së gjithashtu do e shfrytëzojë për një takim bilateral me guvernatorët e Bankës Qendrore të Danimarkës, M-r Lars Rohde dhe M-r Per Kallesen.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}