Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) nënshkruan memorandum për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes. Në pajtim me dispozitat e tij, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të synojë të sigurojë këmbim efektiv të informatave mbikëqyrëse, duke pasur parasysh rregullativën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Parimet bazë për mbikëqyrje efikase bankare të miratuara nga Komiteti i Bazelit.
Nënshkrimi i këtij memorandumi është një konfirmim tjetër i vendosmërisë së BPRM-së për ruajtjen e një sistemi bankar të qëndrueshëm dhe sigurt. Siç theksohet në dokument, bashkëpunimi i përcaktuar me të është thelbësor për përmirësimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të punës së bankave.
Zbatimi i dispozitave të tij do të jetë shumë i rëndësishëm për realizimin e synimit të BPRM-së për zhvillim të vazhdueshëm të mbikëqyrjes në Republikën e Maqedonisë në pajtim me standardet dhe rekomandimet më të reja evropiane dhe ndërkombëtare. Në kushte kur një pjesë e bankave me rëndësi sistemike në vend janë në pronësi të bankave nën juridiksion direkt mbikëqyrës të BQE-së, pritet që këmbimi i informatave për këto të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të funksionit mbikëqyrës.
Duke iniciuar këtë dokument shumë të rëndësishëm strategjik, BQE e rëndit BPRM-në në mesin e institucioneve të bankingut qendror të cilat i konsideron për partnerë të saj strategjik në procesin e përmirësimit të mbikëqyrjes dhe forcimit të sistemit bankar në Evropë.
Memorandumi për bashkëpunim në sferën e mbikëqyrjes është vetëm një tregues për thellimin e komunikimit midis BPRM-së dhe BQE-së në periudhën e kaluar, i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}