Banka Popullore emetoi dhe lëshoi në qarkullim monedha për koleksionim
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se janë emetuar dhe lëshuar në qarkullim monedhat koleksionuese “Peshqit” dhe “Dashi” nga seria e “Shenjave të Horoskopit” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 182/17 dhe 8/18).
Monedha “Peshqit” nga seria “Shenjat e Horoskopit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar në qendër, e rrethuar me Yjësinë e Peshqve. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur edhe mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
- në anën e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografi e Peshqve nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia e shenjës Peshqit dhe yjësia e Peshqve e paraqitur në monedhë paraqitet edhe në qelqin e shtuar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të Peshqve. Në pjesën e poshtme janë paraqitur dy peshq prej ari në prapavijë e të cilëve është paraqitur një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - PISCES dhe shenja „Ag925“.
Monedha “Dashi” nga seria “Shenjat e Horoskopit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë shfaqur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Dashit. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur edhe mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
- në anën e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e një Dashi nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum” i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia e shenjës së Dashit nga yjësia e Dashit e paraqitur në monedhë paraqitet edhe në qelqin e shtuar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të Dashit. Në pjesën e poshtme është paraqitur koka e Dashit prej ari, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - ARIES dhe shenja „Ag925“.
Këto monedha janë të përpunuara nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 23,30 g, pastërti të argjendit prej 19,43 g, në formë katrore me dimensione 37 х 37 mm, të lëmuar me arë dhe qelq të shtuar prej kobalti me dimensione 18,4 х 6,1 mm.
Çmimi i monedhës “Peshqit” dhe monedhës “Dashi” është 2.800,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga Banka Popullore janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në lidhjen e mëposhtme: www.nbrm.mk/Monedha për koleksionim.
Kabineti i Guvernatorit