Vazhdon seria e vlerësimeve pozitive nga KE-ja për drejtimin e politikës monetare
Bashkë me perceptimet për politikë monetare të dhëna në Raportin për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, vazhdon edhe seria e vlerësimeve pozitive për drejtimin e politikës monetare dhe në përgjithësi, për veprimtarinë e bankës qendrore në vend, të cilat Komisioni Evropian i adreson disa vite me radhë. Përcjellja e këtij dhe raporteve të disa viteve të kaluara, veçanërisht nga Raporti i vitit 2015 dhe këndej, shpijnë në konstatimin se Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, regjistron progres të vazhdueshëm dhe shkëlqyeshëm në arritjen e qëllimeve dhe detyrave të saj, në pajtim edhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ndër tjerash, në Raportin vjetor shprehet vlerësimi se “sa i përket politikës monetare, harmonizimi i kornizës ligjore me legjislacionin e Bashkimit Evropian vazhdon me progres të mirë”. Njëkohësisht, theksohet se duhet të vazhdojnë aktivitetet për sigurimin e pavarësisë funksionale dhe institucionale të bankës qendrore.
Komisioni Evropian, në kapitullin për politikën ekonomike dhe monetare, veçmas thekson se në Republikën e Maqedonisë, Ligji për Bankën Qendrore ndalon financim të sektorit publik, si dhe qasje të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare, që është shumë e rëndësishme në pikëpamje të veprimtarisë së bankave qendrore në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian, sipas të cilave, siç është theksuar edhe në fillim të këtij kapitulli, bankat qendrore duhet të jenë të pavarura dhe u ndalohet financim i drejtpërdrejtë nga sektori publik.
Prandaj, konstatimi i Komisionit Evropian i shprehur në mënyrë eksplicite është me rëndësi të veçantë se qëllimi themelor i përcaktuar ligjërisht i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë - arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve, “në tërësi është në pajtim me qëllimin themelor të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore”.
Në Raport, veçmas është theksuar edhe se “banka qendrore, në mënyrë aktive e përdor kompletin standard të instrumenteve monetare, siç janë operacionet në tregun e hapur dhe rezervën e detyruar dhe ruajtjen e kursit fiks valutor të denarit në raport me euron”, si dhe faktin se sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, “rezervat valutore mbahen në nivelin e duhur”.
Vlerësimet dhe konstatimet e këtilla për drejtimin e politikës monetare dhe në përgjithësi veprimtarinë e bankës qendrore në vend, të shprehura në Raportin e Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë, për Bankën Popullore paraqesin konfirmim kyç se janë në pozicionimin e përditshëm për zhvillimin e saj institucional dhe me vendosmëri të fortë të veprojë në pajtim me rregullat e BE-së në arritjen e qëllimeve dhe detyrave të saj ligjore dhe se është në rrugën e drejtë - rruga që të çon drejt Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.