Dëshirojmë të theksojmë se Banka Popullore, si institucioni kompetent për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, në mënyrë të vendosur mban qëndrim në lidhje me optimitetin e regjimit aktual të kursit të këmbimit. Stabiliteti i monedhës vendase është një spirancë vendimtare për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atë financiar. Nuk ka arsye, as ka nevojë të hapen debate rreth zhvlerësimit të mundshëm të denarit. Në ekonomi nuk ka mosbalancime që mund të krijojnë presione mbi monedhën e vendit, dhe as nuk ka shenja për devijime të kursit nga niveli optimal i tij. Është me rëndësi të madhe që këtë vit pozicioni i jashtëm i ekonomisë është jashtëzakonisht i favorshëm dhe i fortë, dhe Banka Popullore intervenoi me neto blerje të lartë të devizave, gjë që i përforcon rezervat valutore të cilat në bazë të vazhdueshme ruhen në nivel të lartë dhe krijon hapësirë të reagohet ndaj presioneve të mundshme dhe të ruhet kapacitet i fortë për ruajtje të stabilitetit të monedhës së vendit. Prandaj, llogarisim se konteksti aktual në shtet aspak nuk duhet të lidhet me stabilitetin e monedhës vendase ose sistemin bankar vendas. Të dy segmentet janë jashtëzakonisht të shëndoshë dhe rezistente, dhe nuk ekzistojnë arsye racionale për lëkundje të besimit dhe pritjeve aktuale pozitive.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}