Banka Popullore emetoi dhe lishoi në qarkullim monedha të reja për koleksionim
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se janë emetuar dhe lëshuar në qarkullim monedhat koleksionuese “Besa, Shpresa, Dashuria dhe nëna e tyre Sofia”, “Rrota e fatit”, “Cjapi” dhe “Ujori” nga seria e “Shenjave të Horoskopit” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 138/17, 152/17 и 167/17).
Monedha “Besa, Shpresa, Dashuria dhe nëna e tyre Sofia” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur fotografitë e Shën. Besës (me kryq), Shën. Shpresës (me spirancë) dhe Shën. Dashurisë (me fëmijë) në ngjyrë të artë. Nën tre shenjtoret është paraqitur fotografi e kishës Shën. Trofim (Essho, Alzas, Francë), ku ruhen reliktet e Shën. Sofisë. në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe mbishkrimet „100 денари“ (100 denarë) dhe „2017“. Në pjesën e poshtme të monedhës është paraqitur mbishkrimi „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë - në gjuhën maqedonase), si dhe shenja („Аg 925“) dhe pesha e monedhës („31.1g“).
- në anën e prapme të monedhës është paraqitur një fotografi e shtypur digjitale e tre shenjtoreve - Shën. Besa, Shën. Shpresa dhe Shën. Dashuria, të paraqitura si vajza të reja. Prapa tre shenjtoreve është paraqitur fotografia e nënës së tyre, Shën. Sofia (e paraqitur në reliev). Emrat e të gjithë shenjtoreve janë të modeluara në gjuhën ruse dhe përgjatë skajit të monedhës është paraqitur një stoli.
Kjo monedhë është e përpunuar prej argjendi Ag925, me peshë argjendi prej 31,1 g, dhe pastërti të argjendit 28,77g dhe në formë rrethore me dimensione 30 x 45 mm.
Çmimi i monedhës “Besa, Shpresa, Dashuria dhe nëna e tyre Sofia” është 3.800,00 denarë.
Monedha “Rrota e fatit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, ne mesin e monedhës është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë. Përreth monedhës janë paraqitur mbishkrimet: „РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА“ (REPUBLIKA E MAQEDONISË) dhe „10 ДЕНАРИ“ (10 DENARË) në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, është paraqitur pesha e monedhës „11,80g“, viti i emetimit „2018“ dhe shenja „Ag999,9“.
- ana e prapme e monedhës ka formën e një rrote të vjetër të karrocës. Në mes është paraqitur një kopje nga ana e prapme e monedhës së artë romake aureus me Perëndeshën Fortuna Augusta me mbishkrimet: „FORTUNA“ dhe „AUGUSTA“. Përreth monedhës është paraqitur mbishkrimi: “RROTA E FATIT” (në gjuhën angleze dhe ruse).
Kjo monedhë është e përpunuar prej argjendi Ag999,9, me peshë argjendi prej 11,80 g, dhe pastërti të argjendit 11,80 g dhe në formë rrethore me dimensione 35,00 mm.
Çmimi i monedhës “Rrota e fatit” është 2.400,00 denarë.
Monedha “Cjapi” nga seria “Shenjat e Horoskopit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin, dhe një rreth me simbole të të gjithë shenjave të horoskopit. Në një qelq të shtuar prej kobalti është paraqitur fotografi e qiellit verior me Yllin Polar në qendër, e rrethuar nga Cjapi yjor. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
- në anën e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e atlasit yjor Firmamentum Sobiescianum, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të, me fotografi të Cjapit yjor në një qelq prej kobalti dhe simbol të shenjës së horoskopit Cjapi në pjesën e sipërme të monedhës. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografi e një cjapi (i quajtur Cjapi i Egër), në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - CAPRICORNUS, ndërsa në anën e djathtë shenja „Ag925“.
Kjo monedhë është e përpunuar nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 23,30 g, pastërti të argjendit prej 19,43 g, në formë katrore me dimensione 37 х 37 mm, të lëmuar me arë dhe qelq të shtuar prej kobalti me dimensione 18,4 х 6,1 mm.
Çmimi i monedhës “Cjapi” është 2.800,00 denarë.
Monedha “Ujori” nga seria “Shenjat e Horoskopit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës është janë shfaqur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Ujorit. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
- në anën e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e atlasit yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të, me fotografi të Yjësisë së Ujorit në qelqin e shtuar prej kobalti dhe simboli i shenjës së horoskopit Ujorit në pjesën e sipërm të monedhës. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e një vajze me vorbë e cila paraqet Ujorin, me një kurorë lulesh mbi kokë, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - AQUARIUS, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja „Ag925“.
Kjo monedhë është e përpunuar nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 23,30 g, pastërti të argjendit prej 19,43 g, në formë katrore me dimensione 37 х 37 mm, të lëmuar me arë dhe qelq të shtuar prej kobalti me dimensione 18,4 х 6,1 mm.
Çmimi i monedhës “Ujori” është 2.800,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga Banka Popullore janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në lidhjen e mëposhtme: www.nbrm.mk/Monedha për koleksionim.
Kabineti i Guvernatorit