Ndryshimet në rregullativën nënligjore nga fusha e raportimit për gjendjet dhe ndryshimet e kapitalit dhe huave ndërmjet kompanive të lidhura me kapital në bazë të investimeve jashtë shtetit/nga jashtë
Të nderuar raportues,
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, më 13.12.2017 miratoi ndryshimet në rregullativën nënligjore nga fusha e raportimit për gjendjet dhe ndryshimet e kapitalit dhe huave ndërmjet kompanive të lidhura me kapital në bazë të investimeve jashtë shtetit/nga jashtë.
Qëllimi themelor i ndryshimeve më të reja është lehtësimi i raportimit dhe grumbullimi i një pjese të të dhënave të cilat nuk i keni paraqitur deri tani dhe që janë nga burime tjera. Në këtë aspekt, u bënë këto ndryshime:
- Në raportimin për investime kapitale nga jashtë futet një model për zgjedhjen e raportuesve, përkundër detyrimit të deritanishëm për raportim që vlente për të gjitha ndërmarrjet me investime të huaja kapitale. Tani e tutje, detyrim për dorëzim e pyetësorit vjetor (forma BC-22) do të kenë vetëm ndërmarrjet e zgjedhura nga modeli për raportues, për të cilën në kohë do të pranojnë lajmërim me shkrim nga Banka Popullore;
- Gjithashtu, për ndërmarrjet në të cilat investohet në formë organizative “shoqëri aksionare” të zgjedhur nga modeli, shfuqizohet detyrimi të raportojë në formën BC-22 për investimet e jorezidentëve - portfolio investuesve (me pjesëmarrje nën 10% në kapitalin e kompanisë); dhe
- Gjithashtu, shfuqizohet detyrimi i investitorëve të vendit të dorëzojnë formën vjetore BC-11 për investimet e tyre jashtë vendit në formë organizative “shoqëri aksionare” me pjesëmarrje nën 10% në aksionet e emetuara, si dhe për investime në aksione të fondeve për investime.
Ndryshimet më të reja të akteve nënligjore janë të publikuar në internet faqen e Bankës Popullore, në internet adresat e mëposhtme:
„Udhëzimi për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e raportimit për gjendjen dhe ndryshimet të kapitalit dhe huave ndërmjet kompanive në bazë të investimeve jashtë vendit“ („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.185/17 nga 18.12.2017); dhe
„Udhëzimi për plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e raportimit për gjendjen dhe ndryshimet e kapitalit dhe huave ndërmjet kompanive në bazë të investimeve jashtë vendit“ („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.185/17 nga 18.12.2017).