Këshilli i Bankës Popullore zhvilloi mbledhjen e trembëdhjetë në të cilën u miratua Vendimi për ndryshim të Vendimit për mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e tij të trembëdhjetë në të cilën u shqyrtua dhe miratua Vendimi për ndryshim të Vendimit për mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes. Me ndryshimet e miratuara qartësohet procesi i përgatitjes së vlerësimit për profilin e përgjithëm të rrezikut të bankës dhe përmbajtjes së tij, duke përfshirë edhe rreziqet të cilat dalin nga mjedisi makroekonomik. Vlerësimi i profilit të përgjithëm të rrezikut të bankës, në pajtim me këtë Vendim, përfshin vlerësim të modelit afarist të bankës, menaxhimit korporativ të bankës, gjendjen likuide në bankë dhe rreziqet mbi pozitën kapitale të bankës. Me këtë Vendim përcaktohet mënyra me anë të së cilës, në bazë të profilit të përgjithshëm të rrezikut të bankës, përpunohet strategji mbikëqyrëse për bankën, vlerësohet niveli i nevojshëm minimal i kapitalit për bankën dhe nevoja për përshkrimin e normave më të larta nga të përcaktuarat në nenin 65 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit mbi bankat.
Me ndryshimet e miratuara përcaktohet se më së paku një here në vit, persona të autorizuar nga Banka Popullore vlerësojnë nivelin e nevojshëm minimal të kapitalit për bankën, që i referohet vitit të ardhshme. Në llogarinë rrjedhëse, deri më 15 dhjetor më së voni, Banka Popullore do të përshkruaj nivelin e nevojshëm minimal për kapital për bankën për vitin e ardhshëm. Vlerësimi i nivelit të nevojshëm minimal për bankën do të mund të kryhet edhe në periudhë më të shkurtër se një vit, nëse është e nevojshme për shkak të natyrës, llojit dhe vëllimit të aktiviteteve të cilat i kryen banka dhe rreziqet ndaj të cilave është e ekspozuar si rezultat i atyre aktiviteteve, për çka banka do të njoftohet në përputhje me rrethanat.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
Kabineti i Guvernatorit
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}