Këshilli i Bankës Popullore zhvilloi mbledhjen e katërt
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot zhvilloi mbledhjen e tij të katërt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan Raportet financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Bilanci vjetor për vitin 2017, të cilët ishin subjekt auditimi të një shoqate të pavarur për auditim.
Sipas mendimit të auditorit të pavarur, Raportet financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë e pasqyrojnë në mënyrë objektive, në të gjitha aspektet materiale, situatën financiare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë më 31 dhjetor të vitit 2017, si dhe rezultatet nga puna dhe flukset e parasë për vitin që mbaroi, në pajtim me Standardet ndërkombëtare për raportim financiar.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe miratua edhe Raporti për punë të auditimit të brendshëm në vitin 2017, ku u konstatua se Drejtoria për auditim të brendshëm në Bankën Popullore e ka implementuar plotësisht programin e saj për punë. U vlerësua se auditimi i brendshëm i realizonte qëllimet themelore përmes vlerësimit sistematik dhe dhënies së rekomandimeve për përmirësim të procesit për menaxhim me rreziqet, përshtatshmërisë dhe efektivitetit të kontrolleve të brendshme, duke siguruar për përdorimin efikas dhe ekonomik të burimeve, ruajtjen e sigurt dhe mbrojtjen e aseteve, besueshmërisë dhe integritetit të informacioneve financiare dhe të tjera dhe pajtueshmërisë së punës me aktet ligjore dhe nënligjore, politikat e brendshme dhe procedurat për punë.
Këshilli e shqyrtoi dhe miratoi edhe Raportin për implementimin e Programit të punës së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në vitin 2017. Kështu që, u konstatua se nga ky Raport mund të konkludohet se Programi i punës është i realizuar me sukses. Më konkretisht, gjatë shqyrtimit të Raportit u theksua se gjatë vitit të kaluar u realizuan të gjitha aktivitet e rregullta të planifikuara në program lidhur me realizimin e qëllimeve themelore strategjike të Bankës Popullore, si dhe një numër të madh të aktiviteteve të bazuara në projekte të cilat mundësuan futjen e ndryshimeve në punë dhe pajtueshmëri me kërkesat e reja ligjore, rregullat evropiane dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Këshillit theksoi se falë organizimit të mirë, përdorimit efikas të burimeve të planifikuara dhe sigurimit në kohë të informacioneve relevante, edhe gjatë vitit të kaluar, njësitë organizative të Bankës Popullore me sukses i kryen aktivitetet e programit dhe ndoqën dinamikën e planifikuar për realizimin e Programit për punë.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
Kabineti i Guvernatorit
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}