Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë e informon publikun se botoi publikimin “Menaxhim i mençur i parave - udhëzues për financat personale”
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë e informon publikun se botoi publikimin “Menaxhim i mençur i parave - udhëzues për financat personale”. Ky udhëzues është i destinuar për publikun e gjerë, me qëllim që në mënyrë më të thjeshtë t’i afrojë konceptet dhe shprehjet themelore nga fusha e menaxhimit me financat personale. Gjatë përgatitjes së tij, përpjekjet ishin që të jetë i kuptueshëm për gjeneratat më të reja dhe për personat të cilët nuk kanë edukim formal ekonomik, dhe nëpërmjet tij të mundësohet informimi i popullatës se si më përshtatshëm të menaxhohen mjetet financiare që të arrihen qëllimet e dëshiruara. Më konkretisht, në udhëzues është dhënë shpjegim se si mund me mençuri të menaxhohen paratë, si të përgatiten planet financiare dhe si të monitorohet realizimi i tyre, si të jemi të kujdesshëm dhe të mos hyjmë në borxhe të mëdha financiare, si të përdoren me kujdes mjetet e marra me kredi dhe kartela kreditore dhe rregullisht të paguhen detyrimet etj. Në të njëjtën kohë, në udhëzues shpjegohet edhe roli i produkteve dhe shërbimeve bankare, investimeve financiare, sigurimit dhe pensionimit. Publikim mbulon edhe investimet themelore financiare, dhe gjithashtu janë shpjeguar dallimet mes depozitave bankare dhe investimeve në letra me vlerë etj.
Banka Popullore e përgatiti publikimin “Menaxhim i mençur i parave – udhëzues për financat personale” në bashkëpunim me institucionet të cilat janë pjesë e Trupit Koordinues për Edukim Financiar në Maqedoni: Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë, Agjensioni për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Agjensioni për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe
Komisioni për Letra me Vlerë i Republikës së Maqedonisë, si dhe në bashkëpunim me Lidhjen për Institucione Mikrofinanciare.
Pritet që ky udhëzues të kontribuojë për edukim më të madh të individëve dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë për menaxhim të financave personale. Banka Popullore edhe në të ardhmen do të kryejë aktivitete të cilat kontribuojnë për ngritjen e nivelit të edukimit financiarë te popullata.
Kabineti i Guvernatorit