Nesër hynë në qarkullim paratë e para të polimerit plastik në Republikën e Maqedonisë
Banka Popullore njofton publikun se nesër, data 15 maj viti 2018, hynë në qarkullim kartëmonedhat e para plastike-polimer në Republikën e Maqedonisë, me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë. Në të njëjtën kohë, nesër nga qarkullimi tërhiqen kartëmonedhat me vlerë të njëjtë nominale respektivisht pushojnë së qenuri mjet ligjor për pagesë.
Dallimi themelor ndërmjet kartëmonedhave të plastike-polimer dhe të letrës të cilat tërhiqen nga qarkullimi është pikërisht materiali i cili përdoret si bazë për shtyp - letra e përpunuar nga fijet e pambukut zëvendësohet me bazë speciale, substrat i përpunuar nga polipropileni i orientuar biaksial. Për shkak të arritjes së përputhshmërisë për performancë pritntimi të këtij substrti, është bërë rregullimi adekuat i dizajnit bazë të këtyre parave. Ndër tjerash, në vend të filigramës ujore të cilën e përmbanin kartëmonedhat prej letre, paratë e polimerit plastik me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë do të kenë dritare të tejdukshme në të cilën janë inkorporuar elemente të njohura nga dizajni i tyre origjinal. Më konkretisht, te vlera nominale 10 denarë është paraqitur një vizatimi i stilizuar i një palloi, ndërsa tek vlera nominale 50 denarë është shfaqur një gravurë e një monedhe të hershme të Bizantit.
Fija e sigurisë te paratë të polimerit plastik shihet si një vijë e ndërprerë, me tekst qartë të shkruar „НБРМ“ (BPRM), ndërsa te kartëmonedhat prej letre të cilat tërhiqen prej qarkullimi, ai është i ngulitur në letër dhe nën ndikimin e dritës shihet si vijë e ndërprerë me tekst qartë të shkruar „НБРМ“ (BPRM). Si shenja sigurie, paratë prej polimeri plastik me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë, ndër tjerash, përmbajnë edhe miktorteks i dukshëm vetëm me llupë, elementin e regjistrimit dhe imazhin e fshehur, dhe do të ketë edhe UV veti. Shkurt, substrati për përpunimin e parave prej polimerit plastik mundëson që dizajni i tyre të përmbajë karakteristika sigurie dhe shenja mbrojtëse të cilat nuk mund të riprodhohen në masë të madhe me përdorim të teknikave ekzistuese për falsifikimin e parave.
Në këto para me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë ka edhe shenjë në formë të pikave të ngritura për njohjen e vlerës nga ana e personave me pengaesa në të pamurit. Përgjegjësia shoqërore të cilën e kanë bankat qendrore, si dhe shumë institucione tjera, ndër tjerash, nënkupton edhe sjellje korrekte ndaj këtyre personave, brenda kompetencave institucionale. Me hedhjen në qarkullim të parave prej polimeri plastik, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, ndër tjerash, përpiqet të bëjë edhe një hap më tepër në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënies së tillë me këto persona, brenda kompetencave të saj.
Substrati i cili përdoret për përpunimin e parave me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë të cilat nesër hynë në qarkullim, nuk dëmtohet lehtë, gjë që nuk ndodh me letrën. Analizat tregojnë se jetëgjatësia e parave me përbërje polimeri plastik është më e gjatë për 2,5 deri 3 herë, dhe në disa raste edhe për 4 herë nga jetëgjatësia e parave të përpunuara prej letre baza e të cilave janë fijet e pambukut. Përveç faktit që jetëgjatësia e gjatë e parave prej polimeri plastik ka vlerë pragmatike gjatë përdorimit të tyre të përditshëm nga ana e qytetarëve, me hedhjen në qarkullim të parave prej polimeri plasatik pritet që në të ardhmen nevoja për emetime me vlerë të njëjtë nominale të jetë shumë më e vogël. Kjo, siç e kemi njoftuar publikun tanimë, do të thotë kursim i burimeve dhe mjeteve.
Banka Popullore edhe një herë i kujton qytetarët dhe personat juridikë se nëse edhe nga nesër 15 maj, posedojnë kartëmonedha me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë, duke pasur parasysh se ata më nuk janë mjet ligjorë për pagesë, do të mund falas ti zëvendësoni me para tjera ose monedha në shumë të barabartë. Nga data 15 maj e këtij viti deri më datë 15 maj të vitit 2019, zëvendësimi mund të kryhet në bankat komerciale të Republikës së Maqedonisë. Pas datës 15 maj të vitit të ardhshëm, zëvendësimi mund të kryhet vetëm në Bankën Popullore.
Në të njëjtën kohë, ju kujtojmë se monedhat me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë vazhdojnë të jenë në qarkullim, respektivisht vazhdojnë të jenë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë, dhe si pasojë ata nuk duhet të zëvendësohen me para tjera me shumë të barabartë.
Siç ju kemi informuar, nga nesër fillon periudha gjatë së cilës personat juridikë të cilët i mirëmbajnë makinat për përpunim të parave dhe automatët për pagesa me para të gatshme në territorin e Republikës së Maqedonisë do të mund t’i përshtatin softuerët që të mund t’i identifikojnë karakteristikat dhe elementet e sigurisë të parave prej polimeri plastik me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë.
Hyrja në qarkullim e parave prej polimeri plastik me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë më 15 maj është një moment i rëndësishëm në punën e Bankës Popullore. Nga nesër, Republika e Maqedonisë do të jenë të hartën e vendeve në të cilat bankat qendrore kanë filluar proces të polimerizimit të parave të valutës nacionale. Denari maqedonas do të numërohet mes valutave, paratë me vlera më të ulëta nominale të së cilës, të cilat janë më të pranishme në zhvillimin e transaksioneve me para të gatshme, janë të përpunuara në mënyrë dhe nga materiali modern.