Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt
Më 12 dhjetor 2017, u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtuan gjendja ekonomike në vend, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit në kontekst të qëndrimit të politikës monetare.
Në mbledhje u vlerësua se pozicionimi monetar është adekuat dhe u vendos që ankandi i bonove të bankës qendrore më 13 dhjetor të zhvillohet në kushte të pandryshuara, respektivisht të ofrohen bono të bankës qendrore në shumë prej 25.000 milionë denarë dhe normë të interesit 3.25%.
Komiteti i shqyrtoi arritjet e fundit në ekonominë e vendit në kontekst të projeksioneve të fundit makroekonomike, ku u konstatua se themelet ekonomike janë të shëndosha, pa prezencë të mosbalanceve në ekonomi. Megjithatë, u theksua se akoma ekzistojnë segmente ku ka rreziqe të caktuara dhe për të cilat ka nevojë të kalojë kohë për tu përmirësuar pritjet dhe besimi i subjekteve ekonomike. Në kushte të këtilla të themeleve të shëndosha ekonomike, por edhe rreziqeve akoma prezente, ka nevojë për kujdes sa u përket ndryshimeve ne pozicionimin monetarë.
Sa u përket treguesve të fundit makroekonomikë, pas rënies së aktivitetit në gjysmën e parë të vitit, të dhënat e vlerësuara për PBB-në për tremujorin e tretë çojnë drejt rimëkëmbjes së caktuar dhe rritjes së moderuar prej 0.2% në bazë vjetore. Në pikëpamje të strukturës, rritja e aktivitetit në tremujorin e tretë është si pasojë e konsumit eksportues dhe personal, ndërsa aktiviteti investues vazhdoi të zvogëlohet, por me një ritëm më të ngadalshëm krahasuar me tremujorin paraprak. Këto arritje nuk devijojnë konsiderueshëm nga pritjet për tremujorin e tretë. Numri i treguesve deri tani të disponueshëm me frekuencë të lartë për aktivitetin në tremujorin e fundit të vitit është i vogël, dhe si pasojë është vështirë të arrihet një pasqyrë më precize për zhvillimet në këtë periudhë. Megjithatë, tani për tani këto tregues shpijnë kah një gjendje diçka më të mirë në ekonomi në raport me tremujorin paraprak.
Të dhënat për inflacion për muajin nëntor tregojnë vazhdimësi të zhvillimeve aktuale, respektivisht përshpejtim të moderuar të rritjes së çmimeve, ku norma mesatare vjetore e inflacionit në njëmbëdhjetë muajt e parë është 1.3%. Rritja e inflacionit është kryesisht si rezultat i inflacionit bazë dhe pjesërisht edhe nga çmimet e energjisë. Arritjet e inflacionit lëvizin brenda projeksioneve.
Sa u përket treguesve nga sektori i jashtëm, të dhënat për bilancin e pagesave që nga muaji shtator tregojnë deficit të moderuar prej 0.6% të PBB-së në llogarinë rrjedhëse i cili është më i vogël krahasuar me vitin paraprak, por gjithashtu brenda pritjeve. Në përputhje me projeksionet, në llogarinë financiare u regjistruan dalje neto në bazë të shlyerjes së borxhit afatgjatë, dhe daljet janë gjithashtu karakteristike edhe për valutat dhe depozitat. Në anën tjetër, rrjedhat afatshkurtra të borxhit dhe investimet e huaja direkte krijuan hyrje neto në nëntë muajt e parë të vitit. Të dhënat e disponueshme për sektorin e jashtëm për tremujorin e fundit tregojnë arritje diçka më të mira nga pritjet në bilancin tregtar dhe transfertat private. Të dhënat e fundit të disponueshme për rezervat valutore për tremujorin e fundit tregojnë rritje të moderuar, gjatë zhvillimeve të favorshme në tregun valutor dhe blerje neto të valutave gjatë tremujorit. Zhvillimet në lidhje me rezervat janë brenda pritjeve, dhe të gjitha treguesit për mjaftueshmëri të rezervave valutore vazhdojnë të lëvizin në zonë të sigurt.
Të dhënat fillestare monetare për muajin nëntor, ngjashëm si në muajin paraprak, tregojnë rritje mujore solide të depozitave në total në sistemin bankar si rezultat i depozitave të amvisërive, por edhe të rritjes së depozitave të korporatave. Në tregun kreditor, kreditimi vazhdoi të rritet më shpejt, ku pothuajse në mënyrë të barabartë është ndarja e kredive në sektorin “amvisëri” dhe sektorin e korporatave. Aktualisht është vlerësuar se depozitat dhe rrjedhat kreditore lëvizin në pajtim me pritjet.
Në tregun valutor, zhvillimet e favorshme të dukshme nga muaji gusht këndej, u ruajtën edhe në gjysmën e parë të muajit nëntor, duke mundësuar përmirësim të likuiditetit valutor të bankave dhe intervenime të mëtejshme të Bankës Popullore për blerje të valutave të huaja shtesë në shumë prej 19.6 milionë eurove. Këto zhvillim përkohësisht u ndërprenë kah fundi i muajit nëntor kur u zmadhua kërkesa për valuta të huaja nga sektori i korporatave, e cila, në masë më të madhe u kompensua nga fondet e bankave, ndërsa në masë më të vogël nga ana e Bankës Popullore (në shumë prej 6 milionë eurove). Në javën e parë të muajit dhjetor pati një stabilizim gradual të kërkesës, në kushte të rritjes së zakonshme sezonale të ofertës së valutave të huaja nga ana e këmbimoreve, duke mundësuar zvogëlim të kursit ndërkombëtarë të këmbimit.
Në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve mujore të Komitetit, potenciali likuid i bankave u ruajt në një nivel relativisht stabil dhe solid. Bankat vendosën mjetet të lira shtesë në depozita të disponueshme 7-ditore te Banka Popullore, por edhe në instrumente investuese më afatgjata dhe me rendiment më të lartë. Duke pasur parasysh likuiditetin relativish të lartë, gjatë muajit nëntor bankat kishin nevojë të zvogëluar për financim përmes tregut të parasë, ku pothuajse në mënyrë të barabartë tregtoheshte me depozitat ndërbankare dhe letrave me vlerë në tregun sekondar.
Për periudhën e muajit dhjetor, në rezervën e detyruar pritet një rritje sezonale në likuiditetin e bankave në denarë, e cila normalisht kah fundi i vitit shfrytëzohet për mbështetje kreditore të sektorit privat.
Në nëntor, në tregjet ndërkombëtare financiare kuris i euros u përforcua, ndërsa rendimentet e obligacioneve shtetërore u rritën në kushte të perceptimeve për rreziqe më të ulëta politike dhe lëvizje më të moderuara të çmimeve në Eurozonë. Në anën tjetër të Atlanikut u regjistrua nivelim i mëtejshëm i kurbës së rendimentit të obligacioneve shtetërore amerikane, si rezultat i pritjeve se në mbledhjen e muajit dhjetor FED do të rrisë normat e interesit. Çmimi i naftës regjistroi një ndryshim nga poshtë lart në pritje të vendimit për zvogëlim shtesë të ofertës së naftës nga ana e OPEC-ut edhe pas muajit mars të vitit 2018.
Për të përmbledhur, në mbledhje u konkludua se kushtet aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese çojnë në atë se pozicionimi ekzistues monetar është i përshtatshëm për momentin. Pozita e jashtme, nëse vlerësohet sipas arritjeve në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave, në përgjithësi është brenda pritjeve dhe tregon ruajtje të themeleve të shëndosha ekonomike.
Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme me kujdes do ti përcjellë të gjithë treguesit ekonomikë dhe ndodhitë në ekonominë e vendit, ku ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga zhvillimet në ekonominë e vendit dhe sektorin e jashtëm.
Kabineti i Guvernatorit