Konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë për politikë monetare dhe menaxhim me mjete finanicare, 16 shkurt 2018
Banka Popullore njofton publikun se më 16 shkurt të vitit 2018 është nikoqire e Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë për politikë monetare dhe menaxhim me mjetet financiare, me temë
NORMALE E RE?
ZGJERIMI EKONOMIK GLOBAL, DINAMIKA E INFLACIONIT, STABILITETI FINANCIAR DHE RËNDËSIA E MENAXHIMIT ME MJETET FINANCIARE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE
Konferenca është e organizuar në bashkëpunim me Komitetin për Restaurim të Breton Vuds (The Reinventing Bretton Woods Committee - RBWC) nga Parisi, Francë. Guvernatori i Bankës Popullore z. Dimitar Bogov do të japi fjalimin përshëndetës të kësaj Konference ndërsa mysafirët do ti përshëndesë edhe z. Marc Uzan, Drejtor i Komitetit për Restaurimin e Breton Vuds.
Është një kënaqësi е madhe që për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, në një vend do të grumbullohen përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, bankave qendrore dhe bankave globale komerciale, reaksionet politike dhe tregtare të të cilëve kanë ndikim global. Banka Popullore ka kënaqësinë të prezantojë z. Tao Zhang, Zëvendës i Drejtorit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN), z. Benoît Cœuré, Anëtarë i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore Evropiane (ECB) Luiz Avazu Pereira da Silva, Zëvendësdrejtor Gjeneral i Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS). Në Konferencë do të marri pjesë edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Islandës, anëtarë i Këshillit të Bankës Qendrore të Austrisë dhe Vice Guvernatorët e bankave të Çekisë dhe Lituanisë. Gjithashtu, panelistët të Konferencës janë edhe Vice Guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (SEB), si dhe përfaqësues të tjerë, drejtorë nga Banka Botërore (BB), Banka Evropiane për Investime (BEI), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe profesorë me renome ndërkombëtare. Me rëndësi për Konferencën është pjesëmarrja e përfaqësuesve nga korporata më e madhe financiare botërore për menaxhim me mjetet financiare, BlekRok, dhe njërës nga bankat më të rëndësishme globale, UBS.
Konferenca është e ndarë në katër sesione. Në sesionin e parë do të diskutohet për çështjet më të rëndësishme lidhur me zhvillimet globale makroekonomike, rritja globale, inflacioni, produktiviteti, rreziqet gjeopolitike, si dhe pozicionimi i politikave monetare të bankave qendrore me influencë ndërkombëtare dhe efektet e tyre mbi stabilitetin financiar dhe zhvillimet në treg. Aspektet e stabilitetit financiar dhe aftësitë për t’u përballur me krizat të mundshme financiare në të ardhme do të diskutohen më hollësisht në sesionin e dytë. Pjesëmarrësit në sesionin e tretë të Konferencës do të diskutojnë për zhvillimet në tregjet ndërkombëtare financiare dhe mundësitë për përballje efikase të rreziqeve të tregut dhe arritjen e kthimit të investimeve në instrumente financiare gjatë rendimenteve të ulëta të tregut. Në pjesën e fundit të Konferencës, përfaqësuesit e lartë të Bankës Evropiane për Investime (BEI), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (SEB), bashkë me Ministrin e Financave të Republikës së Maqedonisë, Dragan Tevdovski, dhe Ministrit për Financa të Bullgarisë, Vladislav Goranov, do të këmbejnë mendime për mundësitë për zhvillim të vendeve në rajon, në mënyrë që t’i afrojë ato me arritjet ekonomike në vendet evropiane.
Banka Popullore dhe Republika e Maqedonisë në përgjithësi kanë më shumë përfitime nga kjo Konferencë. Publiku profesional i vendit ka një mundësi të rrallë që në një vend të dëgjojë qëndrimet dhe paraqitjet e përfaqësuesve të lartë të institucioneve financiare me rëndësi ndërkombëtare dhe bankave globale komerciale për çështjet aktuale ekonomike dhe sfidat në të ardhmen. Ajo do të kontribuojë në zgjerimin e njohurive, përvetësimin e informacioneve të reja dhe këmbimin e eksperiencave me bankat tjera qendrore dhe institucione ndërkombëtare, që në fund do të kontribuojë për forcim të mëtejshëm të kapacitetit institucional dhe realizim të suksesshëm të mandatit të ndarë të bankës qendrore për implementim të politikës monetare dhe menaxhim të rezervave valutore. Gjithashtu, hapen mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë të Bankës Popullore dhe sigurohet promovim adekuat i Maqedonisë përpara publikut ekspert ndërkombëtarë.
Mysafirët e Konferencës do të prezantohen përpara institucioneve të huaja dhe të vendit të cilat kanë interes që të përcjellin tema të cilat do të diskutohen në Konferencë. Në këtë drejtim, është konfirmuar pjesëmarrja e guvernatorëve, vice guvernatorëve dhe anëtarëve të këshillit të bankave qendrore të Sllovakisë, Latvisë, Armenisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, si dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Belgjikës, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Gruzisë dhe Azerbajxhanit. Gjithashtu, në Konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga 15 banka evropiane dhe aziatike me të cilat Banka Popullore ka zhvilluar dhe mban bashkëpunim të mirë profesional në procesin e menaxhimit dhe investimit të rezervave valutore të Republikës së Maqedonisë.
Duke pasur parasysh temat interesante dhe bashkëkohore, si dhe panelistët me renome të cilët do të debatojnë, përfaqësuesit e institucioneve financiare të vendit paraqitën një interes shumë të latë për pjesëmarrje në konferencë. Pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan kryetarë të bordeve drejtuese dhe përfaqësues të lartë të bankave në vend, fondeve pensionale dhe investuese, kompanive të sigurimeve, bursës, si dhe kryetarë të trupave rregullatore nga sektori financiar. Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë edhe profesorë nga fusha e shkencave ekonomike, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare nga zyrat në Maqedoni, si dhe ekspertë ekonomike të disa ambasadave të huaja.
Kabineti i Guvernatorit