Më 7 dhjetor, në hapsirat e Bankës Popullore u mbajt Sesioni i 27-të i Klubit të Hulumtuesve
Më 7 dhjetor 2017, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt sesioni i 27-të i Klubit të Hulumtuesve, në të cilin, pas hapjes së Klubit nga ana e Viceguvernatores Anita Angelovska - Bezhoska, u prezantuan punimet hulumtuese: “Struktura eksportuese dhe rritja ekonomike, rasti i vendeve të Ballkanit Perëndimorë”, autori Bojan Shimbov; dhe
“Hulumtim i transmisionit monetar kreditor në Maqedoni: dëshmi nga modeli për korrigjim vektorial të gabimeve”, autor Millan Elliskovski.
Në punimin e Shimbov shqyrtohet efekti nga ndryshimet strukturore të cilat u zbatuan nga vendet e Ballkanit Perëndimorë në dekadën e kaluar dhe ndikimi i tyre mbi strukturën eksportuese dhe importuese si dhe arritjeve ekonomike. Analizë është kryer në bazë të indeksit të ndërlikueshmërisë të eksportit (Hausman et al. (2007), ndërsa analizohet periudha nga viti 1996 deri në vitin 2015. Rezultatet e përfituara të cilat u prezantuan në këtë sesion të Klubit të Hulumtuesve tregojnë se ndërlikimi i përmirësuar eksportues ka ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në këto vende. Gjithashtu, gjetjet e prezantuare tregojnë se ky proces nuk del nga avancimi i shkallës së prodhimtarisë së produkteve për eksport, me nivelit më të avancuar të teknologjisë dhe aftësive në shumën totale, por fillimisht është i lidhur me produktet e prodhuara me nivel të mesëm të teknologjisë dhe aftësive. Rezultatet që i ka arritur Shimbov, gjithashtu tregojnë që ky proces, në masë të konsiderueshme varet nga pjesëmarrja në rrjetet ndërkombëtare prodhuese dhe pjesëmarrja e kompanive të huaja.
Në punimin e prezantuar nga Elliskovski, objekt hulumtimi është transmisioni kreditor monetar në Republikën e Maqedonisë, respektivisht efektet nga sinjalet monetare të Bankës Popullore mbi kreditimin e bankave. Transmisionin kreditor, Elliskovski e analizon përmes natyrës së tij të ngushtë të njohur si kanal bankar për kreditim. Për të shpjeguar se si funksionon kanali për kreditim të bankave në Maqedoni, në punimin e prezantuar hulumtues shqyrtohen dhe ekonometrikisht testohen dy modele teorike - i pari është kanali tradicional bankar, i shpjeguar në modelin e Bernanke dhe Blinder, ndërsa i dyti është modeli i kufizimit kreditor, i shpjeguar nga Stiglic dhe Vajs. Metodologjia ekonometrike e aplikuar në këtë punim është e njohur si model për korrigjim vektorial të gabimeve, e përshtatshme për testim empirik bazuar në seri kohore. Rezultatet empirike të cilat janë arritur gjatë hulumtimit të paraqitur në punimin e Elliskovskit, tregojnë se modeli i Stiglic dhe Vajs më mirë e shpjegon sjelljen e bankave në Republikën e Maqedonisë. Më konkretisht, ato çojnë në përfundimin se në sektorin bankar ka një neveri ndaj rreziqeve sepse i kufizon kreditë me qëllim që të përkeqësohet profitabilitetit i tij. Në prezantimin e punimit u theksua se si rezultat i hulumtimit u konstatua se sipas Elliskovksit, sinjalet monetare restriktive kanë ndikim të qartë mbi bankat që të kufizojnë kreditimin, ndërsa sinjalet monetare ekspansive duhet të jenë të mbështetura nga struktura e favorshme e bilancit të bankave, si dhe nga kushtet e favorshme makroekonomike për të nxitur kreditimin.
Gjatë sesionit, ndërmjet hulumtuesve prezent u zhvillua edhe diskutim i nxitur nga rezultatet e paraqitura hulumtuese nga punimet e Bojan Shimbov dhe Millan Elliskovski.
Sesioni i ardhshëm i Klubit të Hulumtuesve do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Kabineti i Guvernatorit
|
Галерија на фотографии од 27. сесија |