Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF), përgatitën dy broshura edukative të destinuara për popullatën e re në vend
Shkup dhe Frankfurt, 10 janar 2018 - Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF), përgatitën dy broshura edukative në temat: “Udhëtimi në botën e parasë” dhe “Udhëzues për edukim financiar” të destinuara për popullatën e re në vend.
Publikimi “Udhëtimi në botën e parasë” do të kontribuojë që të rinjtë të informohen dhe mësojnë diçka më shumë për paratë si pjesë e rëndësishme e jetës tonë të përditshme, për historinë e parave, origjinën e tyre dhe përdorimi i tyre në të tashmen, karakteristikat, funksionet dhe format e parave dhe diçka më shumë për valutën kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Publikimi “Udhëzues për edukim financiar” do të ndihmojë të mësojnë se si t’i harxhojnë paratë me zgjuarsi dhe përgjegjësi, si të menaxhojnë të ardhurat, cilat janë përparësitë e kursimit dhe çka është buxheti.
Qëllimi i këtyre publikimeve edukative është të ndihmojmë qytetarët e rinj të marrin vendime të shëndosha financiare që nga mosha më e re.
Menaxhimi i parave është forma më e zakonshme e financave personale dhe mbulojn çdo grup të qytetarëve duke filluar që nga fëmijët dhe të rinjtë. Kursimet mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të caktuara financiare, pa dallim nëse ajo është pagesa e vitit shkollor, blerjea e pajisjeve të reja kompjuterike ose sportive dhe në të njëjtën kohë mos vi në shprehje kërkesa e huasë.
Broshurat paraqesin udhëzues të vogël praktik, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, në të cilat shpjegohet historia e parave, të cilat mundësojnë përfitim të edukatës së përgjithshme financiare në mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme.
Broshurat janë pjesë e aktiviteteve të zbatuara brenda Projektit për Edukim Financiar të Bankës Popullore dhe janë të disponueshme për publikun në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Bankës Popullore: www.nbrm.mk dhe EFSE: www.efse.lu, si dhe rrjetet social dhe lidhje të internetit në vijim:
1. “Udhëtimi në botën e parasë”
2. “Udhëzues për edukatë financiare”
Broshurat mund t’i gjeni edhe të shtypura në hapësirat e e Bankës Popullore.
Kabineti i Guvernatorit