Nga intervista për „Nezavisen.mk“
Shkup, 3 maj 2020
Është thelbësore që tronditja me të cilën përballen ekonomitë për shkak të pandemisë Kovid-19 është e natyrës joekonomike, domethënë nuk është për shkak të porozitetit të bazave të ekonomisë. Prandaj, megjithëse efekti i tronditjes afatshkurtër pritet të jetë më i madh, ai nuk duhet të ndikojë ndjeshëm në potencialin afatgjatë për rritjen e ekonomive dhe stabilitetin makroekonomik.
Kjo u theksua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në një intervistë për „Nezavisen.mk“.
Ajo theksoi se për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, janë marrë një sërë masash nga hartuesit e politikës fiskale dhe monetare, efektiviteti i të cilave do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm në trajtimin e sfidave të krizës së koronës.

Guvernatorja rikujton që Banka Popullore është garantuese e stabilitetit të çmimeve dhe denarit, dhe se ndryshimet strukturore dhe rregullatore në ekonominë tonë kanë kontribuar në përmirësimin e bazave të ekonomisë gjatë viteve të fundit.
„Në vitet e fundit, në vendin tonë kanë ndodhur ndryshime strukturore, veçanërisht të dukshme në strukturën e prodhimit industrial dhe eksporteve, të cilat kanë zvogëluar ndjeshmërinë e ekonomisë sonë dhe kanë përmirësuar bazat e saj. Kjo ka kontribuar në rritjen pothuajse të vazhdueshme të rezervave valutore, që është një garanci për stabilitetin e kursit të këmbimit. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që sistemi bankar vendas është i shëndoshë dhe ka potencial të ofrojë mbështetje kredie pa kompromentuar stabilitetin e tij. Kjo është si rrjedhojë e faktit që në periudhën pas krizës financiare globale të vitit 2008, ne forcuam kërkesat rregullatore dhe mbikëqyrëse, në pajtim me rregulloren e forcuar evropiane, gjë që kontribuoj në forcimin e mëtejshëm të rezistencës së sistemit. Sigurisht, kriza e koronës imponon nevojën për monitorim intensiv dhe veprim të shpejtë, efektiv dhe të koordinuar. Në këtë drejtim, kohëve të fundit janë forcuar kompetencat dhe ishte zgjeruar përbërja e Komitetit të Stabilitetit Financiar, në të cilin tani marrin pjesë të gjithë rregullatorët financiarë.“ - thekson Angelovska-Bezoska.
Në intervistën për „Nezavisen.mk“, ndër të tjera, guvernatorja i’u referohet disponueshmërisë së mbështetjes financiare për ekonominë maqedonase dhe masave që janë brenda kompetencave të bankës qendrore.
Parashikimet e rregullta makroekonomike, siç thekson Angelovska-Bezoska, tashmë janë në fazat përfundimtare dhe së shpejti do të paraqiten para publikut.
Intervistën mund ta gjeni këtu.