Shkup, 3 dhjetor 2022
Banka Popullore reagon në mënyrë të duhur ndaj presioneve të transmetuara nga tregjet ndërkombëtare të produkteve primare, pra në produktet ushqimore bazë dhe energjensave, ndaj çmimeve vendase dhe e lëvizin inflacionin lartë. Pasiguria dhe më tej është e lartë, prej aty Banka Popullore duhet të vazhdojë të monitorojë zhvillimet e ndërkombëtare dhe vendase dhe nëse është e nevojshme, të reagojë në përputhje me rrethanat. Kjo u theksua në takimin mes guvernatorës së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkan Perëndimor, Shijaoçing Ju dhe drejtorin e Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paolluçi.
Në takimin u diskutuan projeksionet makroekonomike të vjeshtës të Bankës Popullore, të cilat marrin parasysh përkeqësimin e mjedisit global, si rezultat i tensioneve gjeopolitike të mëtejshme nga invazioni luftarak i Rusisë ndaj Ukrainës, pandemisë së Kovid-19 dhe presioneve shtesë ndaj çmimeve të tregjeve botërore të produkteve primare. Në pajtim me këtë, në projeksionet e tetorit të Bankës Popullore inflacioni është rishikuar në rritje, në kushte të korrigjimeve në rritje të vlerësimeve të çmimeve të importit, në 14,3%. Për vitin e ardhshëm pritet rënie e çmimeve të importit, me çka do të uleshin edhe presionet mbi inflacionin e vendit dhe në mungesë të presioneve më të mëdha të kërkesës, pritet që norma mesatare e inflacionit të jetë më e moderuar, 8-9%. Pritjet në afat të mesëm janë se inflacioni ndjeshëm do të ngadalësohet, duke rënë në 2,4% në 2024 dhe të kthehet në mesatarën historike prej 2% në vitin 2025.
Guvernatorja e Bankës Popullore theksoi se ne jemi në radhën e bankave qëndrore të cilat kanë reaguar të parat ndaj lëvizjeve globale inflacioniste, kah fundi i vitit 2021, me tërheqjen e likuiditetit përmes intervenimeve në tregun devizor. Gjithashtu, norma bazë e interesit është rritur disa herë me efekt të përgjithshëm të rritjes prej 3 p.p. Përveq kësaj, janë miratuar edhe shumë masa, si ndryshimet e rezervës së detyruar për shkak të denarizimit të lartë, si dhe mbështetje të projekteve për qëndrueshmëri energjetike, por edhe implementimin e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit te bankat.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}