Shkup, 31 tetor 2020
Studentët e vendit tonë janë gjithnjë më të interesuar për edukimin financiar dhe rëndësinë e administrimit të duhur të financave personale dhe kursimeve. Kjo është rezultat i investimeve të vazhdueshme në fushën e kulturës financiare, dhe konfirmohet nga rezultatet e konkursit të sivjetshëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit, të cilin tradicionalisht e shpallin Banka Popullore dhe Ministria e Financave. Rrethanat specifike të imponuara nga pandemia e Kovid-19 nuk ishin pengesë, që nxënësit e vendit, edhe këtë vit, me një numër të madh, në një mënyrë kreative t’i dërgojnë mesazhet e tyre për rëndësinë e kursimit. Mbi katërqind pjesëmarrës nga vendi i dërguan krijimet e tyre letrare dhe artistike,
duke treguar mendimet e tyre për kursimin dhe kreativitetin e tyre.
Në internet faqen e Bankës Popullore, tashmë janë publikuar rezultatet e konkursit. Janë shpërblyer 12 nxënës të shkollave fillore dhe tre gjimnazistë. Në të njëjtën kohë, fitues lëvdatash janë tetë filloristë dhe një gjimnazist. Rezultatet mund t’i gjeni këtu.
Ndryshe, në konkurs arriti një total i 373 krijimeve të nxënësve të shkollave fillore, prej të cilave 100 poezi, 91 tregime dhe 182 vizatime. Ndër krijimet letrare njihet insistimi i nxënësve për të paraqitur në një mënyrë imagjinare rëndësinë e kursimit dhe krijimit e një zakoni për kursim. Sipas vlerësimeve të komisionit, veçanërisht midis tregimeve të arritura, spikaten disa tregime, të cilat theksojnë talentin, zellin, stilin unik dhe kulturën financiare të autorëve të rinj, sigurisht, të përshtatshme për moshën e tyre. Kreativiteti dhe individualiteti janë një tipar edhe i punimeve të arritura artistike.
Numri i rritur i eseve të marra ishte veçanërisht i dukshëm. Konkretisht, brenda afatit, në konkurs arritën 60 ese, të shkruara nga nxënës të më shumë shkollave të mesme nga më shumë komuna - më shumë se sa në dy vitet paraprake, kur arrinin rreth 40. Kjo tregon se tashmë në vitin e tretë të mbajtjes, ky konkurs është i njohur ndër nxënsit e arsimit të mesëm dhe tërhek vëmendjen e tyre.
Pas leximit dhe vlerësimit të kujdesshëm të eseve, komisioni shprehu kënaqësi si për sasinë ashtu edhe për cilësinë e teksteve të pranuara. Shumica e eseve të arritura, sipas komisionit, janë të një cilësie solide, sipas seriozitetit të pikëpamjeve të përcjella dhe stilit të shprehjes, të cilat demonstrojnë një nivel të dukshëm të kulturës financiar. Esetë e nxënësve të shkollave të mesme konfirmojnë se ekzistojnë zakone të zhvilluara të kursimit në mesin e disa të rinjve në vend, por prapëseprapë, disa nga punimet i referohen hapur nevojës për më shumë informacion në lidhje me kursimet dhe institucionet financiare, që është një konfirmim i drejtpërdrejtë i nevojës për aktivitete të mëtejshme në fushën e edukimit financiar të të rinjve. Veçmas gëzon fakti se në disa nga esetë shprehet se konkursi i inkurajoi studentët të lexojnë më shumë materiale edukative në fushën e edukimit financiar, kështu që konkursi arrin qëllimin e tij.
Banka Popullore dhe Ministria e Financave, në bashkëpunim me rregullatorë tjerë financiarë, për periudhën që pason planifikojnë të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera nga fusha e edukimit financiar, të përshtatura në mënyrën e duhur me kushtet e „normalitetit të ri“ gjatë krizës shëndetësore. Disa nga aktivitetet sigurisht do t'u kushtohen të rinjve.
Më e rëndësishmja, pas një serie aktivitetesh të suksesshme të zbatuara në vitet e fundit, përgatitja e Strategjisë së parë Kombëtare për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare është në fazën e saj të fundit, e cila pritet të forcojë më tej aktivitetet e koordinuara për të inkurajuar dhe promovuar edukimin financiar.