Këshilli i Bankës Popullore sot mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në tremujorin e dytë të vitit 2019. Me ç’rast u konstatua se sistemi bankar vazhdon të ruaj stabilitetin e tij, ndërsa rezistenca e tij ndaj goditjeve është përmirësuar.
Tremujori i dytë i këtij viti, siç u theksua në mbledhje, ndër të tjera u karakterizua nga përmirësimi i treguesve të aftësisë paguese dhe rritjes më të lartë të aktivitetit të bankave.
Në raportin e miratuar theksohet se në tremujorin e dytë të këtij vitit, aktiviteti huadhënës dhe depozitues i bankave vazhdoi të rritet. Rritja tremujore e depozitave është 2,2% me kontribut të depozitave të amvisërive dhe sektorit të korporatave. Kreditë regjistruan një rritje prej 1,8%, ndërsa pjesëmarrja e kredive me probleme në totalin e kredive të subjekteve jo-financiare u rrit për 0,3 pikë përqindjeje deri në 5,5%.
Treguesit e likuiditetit të sistemit bankar u mbajtën në një nivel të kënaqshëm. Aktivet e likuide përbëjnë rreth një të tretën e totalit të aktiveve të bankave, ndërsa në të njëjtën kohë, raporti i kredive ndaj depozitave në sistemin bankar mbetet në 87%. Fitimi i sistemit bankar në gjashtë muajt e parë është më i ulët me rreth 36% në krahasim me fitimin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që është kryesisht një reflektim i shterjes së efekteve të ngjarjeve të vetme që shkaktuan rritje të lartë të fitimit në gjysmë-vjetorin e parë të vitit 2018.
Përmirësimi i aftësisë paguese të sistemit bankar fillimisht është si rezultat i fitimit të re-investuar nga viti i kaluar në kapitalin e bankave. Sipas të dhënave të prezantuara në raportin e miratuar, në fund të gjysmë-vjetorit të parë, norma e mjaftueshmërisë së kapitali të sistemit bankar vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe është 17,4%.
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}