Rekomandime lidhur me pagesën e ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve
Shkup, 30 maj 2020
Pas njoftimit se të gjithë bankat janë të gatshme të realizojnë pagesën e parakohshme të ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, dhe duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit publik, ju bëjmë thirrje:
- Gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave të bankave, përdoruesit e ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve që deri tani nuk kanë pasur karta debiti, duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre për dhënien e një karte lidhur me llogarinë e tyre. Në këtë mënyrë, muajin e ardhshëm, ndihma financiare nga mbrojtja sociale/e fëmijëve do të jenë në dispozicionin e tyre pa pasur nevojë të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat e bankave që të tërheqin para të gatshme.
- Gjatë një vizite të një filiali/ekspoziture duhet të realizohen edhe shërbimet tjera për të cilat përdoruesi i ndihmës financiare konsideron se nevojitet prani fizike, me qëllim që të reduktojë vizitën e bankave disa herë në një periudhë të shkurtër kohore.
- Përdoruesit e ndihmës financiare për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve, që zotërojnë kartë debitit dhe do të kenë fonde nga e marta, 2 qershor 2020, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, të përpiqen kur të kenë nevojë për para të gatshme të përdorin ATM-të. Kjo do të kontribuojë në një prani më të ulët fizike në banka dhe do t'u japë përparësi klientëve që aktualisht nuk kanë një kartë debiti. Në rrjetin e tregtisë, sa herë që është e mundur, është më e përshtatshme të kryhen pagesa pa para të gatshme - duke përdorur kartën.
- Gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave duhet të respektohet detyrimi për mbajtje të pajisjeve mbrojtëse personale (maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për më shumë përdorime dhe të ngjashme).
- Të respektohen udhëzimet për distancën e duhur nga personat e tjerë, para dhe brenda objekteve të bankave.
- Të respektohen udhëzimet për dezinfektimin e detyruar të duarve gjatë hyrjes në objektet e bankave.
Ju rikujtojmë se sipas orarit tashmë të publikuar, pagesa e ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, për përdoruesit që nuk zotërojnë karta debiti do të kryhet në tre grupe, sipas shkronjës së parë të mbiemrit të tyre:
- të martën, 2 qershor - A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X;
- të mërkurën, 3 qershor - I, J, K, L, LJ, M, N, NJ, O;
- të enjten, 4 qershor – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.
Bëjmë thirrje për respektimin e orarit, gjë që do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e personave nëpër filialet dhe ekspoziturat në favor të shëndetit.
Edhe gjatë kësaj pagese, Banka Popullore do të jetë në komunikim intensiv me bankat, duke u përpjekur që bashkërisht, të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me pagesën të realizohen në një mënyrë më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik.
Besojmë se si gjatë pagesës në grupe gjatë periudhë së kaluar, qasja sistemike dhe e koordinuar, do t’i japë rezultate e pritura edhe gjatë kësaj pagese.