Shkup, 30 prill 2020
Mbështetja e Bankës Botërore për ekonominë maqedonase për trajtimin e sfidave të shkaktuara nga kriza e koronës do të arrijë rreth 140 milionë euro. Masat e marra nga hartuesit e politikave janë të përshtatshme dhe një sinjal i rëndësishëm për ofrimin e mbështetjes. Stabiliteti i sistemit financiar mbetet prioritet, dhe masat e Bankës Popullore janë garanci shtesë se ai do të arrihet dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojë ndjeshëm në mbështetjen e ekonomisë maqedonase.
Këto janë një pjesë e porosive dhe konstatimeve nga takimi i djeshëm i nënkryetarit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministren dhe ministren për Mbrojte, Radmila Shekerinska, zëvendëskryeministrem dhe ministren për Çështje Ekonomike, Mila Carovska dhe ministren e Financave, Nina Angelovska, në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, që këtë vit mbahen në mënyrë elektronike.
Në takim mori pjesë edhe pasardhësja e Miler, Ana Bjerd, që do të marri funksionin në Bankën Botërore pas përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë diskutimit, në mënyrë të hollësishme u prezantuan efektet nga kriza globale e koronës mbi ekonominë maqedonase, dhe u shqyrtuan edhe masat ekonomike për trajtimin e goditjes nga pandemia, të cilat i ndërmarrin hartuesit e politikave. Banka Botërore pozitivisht i vlerësoi masat të cilat në kuadër të kompetencave i ndërmerr Banka Popullore, për të cilat vlerësohet se janë në kohë dhe të synuara dhe do të jenë të rëndësishme jo vetëm për periudhën aktuale por edhe për trajtimin e sfidave në periudhën pas krizës.
Theksi gjithashtu u vendos edhe mbi stabilitetin e sistemit financiar, dhe kësaj radhe u theksua se duhet të vazhdojë të jetë një prioritet. Në këtë kontekst, aktivitetet dhe masat e Bankës Popullore lidhur me stabilitetin e sistemit bankar u diskutuan veçmas, gjë që është thelbësore për ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit të përgjithshëm financiar. Masat e ndërmarra deri tani konsiderohen si garanci shtesë se do të ruhet stabiliteti, dhe është me rëndësi të veçantë që sistemi do të ketë aftësi të përballet me goditjen, që është si rezultat i politikës së kujdesshme rregulluese, në masë të madhe e harmonizuar me rregulloren evropiane.
Në takim u shqyrtuan edhe parashikimet nga Pasqyra e fundit Rajonale e Bankës Popullore.
Nga Banka Popullore, edhe në periudhën e ardhme do të ndjekin ngjarjet në ekonominë maqedonase dhe aktivitetet e politikëbërësve.