Shkup, 30 dhjetor 2024
Këshilli Ekzekutiv i Bankës Popullore mori vendim që të mos ndryshohet norma e shtresës mbrojtëse kundërciklike e kapitalit për ekspozimet e bankave, pra të mbahet në 1,75%. Ky vendim është marrë në bazë të rivlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve sistemike, ku përfshihen të dhënat për tremujorin e tretë 2024, duke përfshirë të dhënat më të fundit të disponueshme. Njëkohësisht, u konstatua se kreditimi po përshpejtohet në kushtet e lehtësimit të kushteve të kredisë dhe rritjes së kërkesës për kredi, kështu që rritja me bazë vjetore në tremujorin e tretë është 7,5% dhe është më e lartë se rritja prej 6,5% në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, por raporti i kredisë ndaj produktit të brendshëm bruto është ende nën prirjen e tij afatgjatë. Rritja e çmimeve të banesave në tremujorin e tretë të 2024 u ngadalësua në 8,0% me bazë vjetore, por gjithsesi ka një vlerë mesatarisht të lartë dhe është mbi mesataren afatgjatë.
Sistemi bankar është i qëndrueshëm, me aftësi paguese dhe likuiditet adekuat dhe të qëndrueshëm, cilësi të mirë kreditore dhe rentabilitet të mirë, i cili po rritet më ngadalë krahasuar me një vit më parë. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në tremujorin e tretë të vitit 2024 mbeti në nivelin 19%, që historikisht është një nga normat më të larta dhe përfaqësimi i kredive me probleme në portofolin e kredisë ka qenë i ulët për një kohë të gjatë dhe mbahet në nivelin e rreth 3%.
Banka Popullore edhe më tej do të vazhdojë të monitorojë nga afër rreziqet sistemike dhe do të rivlerësojë normën e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit në baza të rregullta tremujore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}