Shkup, 30 nëntor 2024
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorja, Ana Mitreska, zhvilluan takim me një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Fatih Turkmenoglu, përfaqësues i BERZH-it në vendin tonë. Arsyeja e takimit ishte misioni konsultativ i delegacionit për finalizimin e Strategjisë së re për vendin për periudhën 2025-2030.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve dhe shkëmbimi i të dhënave për zbatimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e kornizës së re strategjike për bashkëpunim me vendin. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e prioriteteve dhe mundësive për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, mbështetjen e rritjes së sektorit privat, si dhe transformimin e gjelbër, gjithëpërfshirës dhe digjiital të ekonomisë, në përputhje me objektivat e BERZH.
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorja Ana Mitreska në takim theksuan se Banka Popullore është e përkushtuar për bashkëpunim me BERZH-in në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë ekonomike dhe stabilitetit financiar në vend. Në mjedisin kompleks ekonomik, i cili mbart shumë rreziqe që lidhen me fragmentimin gjeo-ekonomik, ndryshimet klimatike, si dhe ngadalësimin e potencialit të rritjes së ekonomive më të zhvilluara, nevoja për zbatimin e reformave institucionale dhe strukturore që do të rrisin produktivitetin dhe potencialin e rritjes gjegjësisht për një konvergjencë më të shpejtë të ekonomisë vendase. Në vitet e fundit të krizës, konvergjenca e të ardhurave ka ngecur.

Në takim u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe BERZH-it dhe gatishmëria e këtij institucioni financiar ndërkombëtar për të ruajtur vazhdimësinë në ofrimin e mbështetjes për reformimin e segmenteve prioritare, përfshirë edhe sistemin financiar.
Z. Turkmenoglu deklaroi: “BERZH është e përkushtuar të mbështesë zhvillimin ekonomik kombëtar dhe rajonal të vendit nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe strategjike. Me mbi 2,9 miliardë euro të investuara në 196 projekte që nga viti 1993, BERZH ka luajtur një rol kyç në forcimin e konkurrencës, përmirësimin e infrastrukturës dhe inkurajimin e digjitalizimit, qëndrueshmërisë së energjisë dhe integrimit rajonal. Ne mbetemi të fokusuar në zhvillimin e sektorit privat, ku përpjekjet tona do të nxisin një mjedis biznesi më dinamik dhe elastik. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për të forcuar më tej elasticitetin financiar të vendit, për të mbështetur rritjen e sektorit privat dhe për të siguruar një transformim të gjelbër, gjithëpërfshirës dhe digjital të ekonomisë në përputhje me qëllimet tona afatgjata të zhvillimit të qëndrueshëm”.